Flash News

Ditari i Opozitës

“Ripërtëritje”, zbulohet slogani i Kuvendit Kombëtar të PD

“Ripërtëritje”, zbulohet slogani i Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet nesër nën sloganin “Ripërtëritje”, në një proces që pritet të shënojë edhe zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të partisë.

Punimet do të nisin në orën 10:00 me regjistrimin e delegatëve, ndërsa në orën 11:00 parashikohet hapja zyrtare e Kuvendit dhe nisja e fjalimeve politike.

Gjatë këtij Kuvendi pritet të votohet edhe për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të PD-së. Përzgjedhja e anëtarëve do të bëhet nga lista e propozuar nga kryetari dhe kryesia, propozimet e degëve, si dhe nga pjesa e anëtarëve që rezultuan më të votuar në procesin e katër viteve më parë.

Të fundit