Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në fokus demokracia dhe zgjedhjet e lira

Berisha takon nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Eugenio Zoffili, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Italisë.

Takimi mes tyre u fokusua në zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në garantimin e proceseve demokratike dhe zgjedhjeve të lira, sipas Berishës. 

Gjatë bisedës është theksuar gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit mes forcave të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta, të pavarura dhe funksionale në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.

"Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Eugenio Zoffili, Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet i Republikës së Italisë.

Diskutuam mbi zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore.

U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor

Në takim morën pjesë z. Fatmir Mediu, deputet dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe z. Sention Zotaj, nënkryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë", shkruan Berisha në rrjetet sociale. 

Të fundit