Flash News
"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
Marta Kos i kërkon qeverisë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike: Të harmonizohet me standardet e BE-së
Aksident tragjik në Cërrik, dy makina përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën dy persona
Drejtori i ri i KESH/ Kush është Benet Beci, besniku i Ramës në 'investimet elektorale'; Shkeljet që konstatoi KLSH në 2017-ën
Shkarkohet sot nga detyra drejtori i KESH, Agron Hetoja dhe në vend të tij emërohet Benet Beci, një emër mjaft i përfolur në media.
Që prej vitit 2005, Beci ka mbajtur postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cilësuar edhe si më’ jetëgjati’ në drejtimin e njërit prej institucioneve më të rëndësishëm investuese me fonde publike dhe të donatorëve.
Po ashtu ka qenë edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005 – Janar 2008, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 - Tetor 2012.
Një raport i korrikut 2017 i auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në shumë projekte janë bërë shkelje me dëm ekonomik për shtetin, duke bërë të qartë se, pavarësisht nga puna e bërë, ka patur shpërdorime me paratë e vëna në dispozicion. Ja çfarë konstatoi konkretisht ekipi i KLSH.
Nga auditimi i marrëveshjeve të financimit dhe konkretisht referuar korrespondencës së Ministrisë së Ekonomisë me nr. 17658/1; nr. 17658/2; nr. 17658/3, dërguar në KfË më datë 19.12.2013 me objekt shtyrje të afatit të disbursimeve për projektin “Fondi i Investimeve Sociale IV”, financuar nga KfË, konstatohet se: KfË ka dhënë miratimin e saj për shtyrje të afatit të disbursimeve deri në datën 30.06.2017. Afati i disbursimeve për fondet IPA, përcaktohet nga data e fundit për ekzekutimin e planit të veprimit të punimeve siç përcaktohet në marrëveshjet me BE-në dhe për këtë arsye nuk mund të shtyhet përtej datës 08.04.2016. KfË në përgjigjen e saj zyrtare i ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Ekonomisë dhe FSHZH-së, se pavarësisht shqetësimeve të tyre, për ecurinë e ngadaltë të implementimit të projektit, kjo vonesë në implementimin e tij nuk mund t’i atribuohet KfË-së, dhe për këtë arsye, nuk ofrohet më shtyrje e afatit të disbursimeve mbas kësaj date. Realizimi i huasë deri në momentin e auditimit është në masën 64%. Për mungesë menaxhimi me efektivitet të këtij projekti dhe vonesa në implementimin e tij, ngarkohet me përgjegjësi FSHZH
2 – Në një rast dhe konkretisht për nën projektin “Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Qesarakë” vërehet se është pranuar dhe paguar vlera e situacionit të paraqitur nga ana e supervizionit, në një kohë kur ky situacion përmbante vlera për punime të kryera jasht periudhës së përcaktuar në kontratë, për të cilat ende nuk ishte marrë miratimi i donatorit për shtyrjen e kësaj periudhe. Miratimi për këtë urdhër ndryshimi nga Donatori është bërë një muaj pas pagesës së situacionit.
3 – Nga auditimi me zgjedhje për shpenzimet operacionale, rezultoi se për zërin dieta, financuar nga kredia e IDB dhe Qeveria Shqiptare, mungojnë urdhër pagesat nga titullari dhe urdhër shërbimet për dërgimin e punonjësve jashtë qendrës së punës apo programet e punës. Këto pagesa janë kryer bazuar vetëm në faturat e hoteleve të paraqitura dhe në një format “Shërbimi jashtë qendrës së punës” ku përcaktohen vetëm afatet e qëndrimit jashtë vendit të cilat mbajnë vetëm firmën e drejtuesve të departamenteve. Po kështu, gjatë shqyrtimit të këtyre transaksioneve, u konstatua se i gjithë dokumentacioni i vënë në dispozicion, nuk përmban numrin, datën dhe vulën e protokollit në kundërshtim me nenin 12 dhe 13 të “Normave tekniko-profesionale për Arkivat.
4 – Në tenderin “Rikonstruksion i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç, segmenti Qafe Shper-Kudhës, Qarku i Vlorës” njoftimi për zhvillimin e tenderit në faqen ëeb të BERZH mban datën 23.09.2014. Në këtë njoftim, ndër të tjera bazuar në Komponentin 1 të marrëveshjes “Punimet civile për segmente në prioritet për rrugë dytësore dhe lokale” përcaktohet se: “Ndërhyrjet sipas këtij komponenti përfshijnë rehabilitimin ose konstruksionin. Për rikonstruksionin, e gjithë shtresa do të rindërtohet me shtresa të reja asfalti me nënshtresat e domosdoshme. Për rehabilitimin, punimet do të konsistojnë në shtresë të re bazë me shtresë të re asfalti, ku është e domosdoshme, si dhe infrastrukturë të sigurisë rrugore të përfshira”. Sa më sipër, është vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e financimit, duke prokuruar rikonstruksionin e një rruge pa shtresë asfalti.
– Në dokumentet e tenderit pika 22. 2. b, është vendosur kriteri: “Mesatarja vjetore e volumit për punimet e gërmimit, për vitet 2009 deri 2013 duhet të jetë 656,000 m3”. Rezulton se për një periudhë 5 vjeçare operatorët ekonomikë duhet të kenë realizuar mesatarisht 3,280,000 m3 gërmime. Shprehur në vlerë, indirekt është kërkuar të realizohen punime të ngjashme rreth 7 milionë Euro, ndërkohë që në kërkesën përkatëse për punime të ngjashme është kërkuar vlera 3.9 milionë Euro. Kërkesa për realizimin e punimeve të ngjashme në këtë vlerë është shumë e madhe dhe vetëm një numër i vogël operatorësh ekonomikë mund ta plotësojnë. Ky veprim është në kundërshtim me Udhëzuesin “Rregullat dhe politikat për projekte të financuara nga BERZH”, Pika 3.1 ku përcaktohet: “Dokumentet e tenderit janë baza për informimin e ofertuesve me kërkesat specifike për shërbime mallra apo punime, kështu që duhet të japin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të lejuar ofertuesit të paraqesin oferta të përgjegjshme. Dokumentet e tenderit duhet të përgatiten në mënyrë që të inkurajojnë garë ndërkombëtare. Ato duhet të definojnë qartë fushën e punimeve, furnizimeve apo shërbimeve, të drejtat dhe detyrimet e blerësit apo furnizuesit, kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që një ofertues të deklarohet i përgjegjshëm dhe nuk duhet të vendosen kritere diskriminimi për zgjedhjen e ofertuesit fitues. Detajet dhe kompleksiteti duhet të variojnë në përputhje me madhësinë dhe natyrën e kontratës…”. Si pasojë e vendosjes së këtij kriteri, është skualifikuar nga gara një operator ekonomik, si dhe është limituar mundësia për pjesëmarrje të operatorëve të tjerë të mundshëm në këtë procedurë prokurimi.
– Rezulton se një bashkim operatorësh ekonomikë është kualifikuar edhe pse në dokumentet e tenderit të paraqitura ka patur mangësi (është paraqitur vetëdeklarim për xhiron vjetore, të pa konfirmuar nga organet tatimore). Ky fakt duhet të trajtohej në raportin e vlerësimit dhe duhet të kërkoheshin shpjegime. Për këtë rast, nuk ka një trajtim të barabartë për operatorët ekonomikë, sepse për një tjetër operator ekonomik ky kriter është konsideruar kualifikues.
5 – Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit “Rikonstruksion i Rrugës Shishtavec Loti 3” konstatohet se Operatori Ekonomik është tërhequr nga gara, veprim i cili është shoqëruar me konfiskimin e garancisë së ofertës. Garancia e ofertës është vendosur me vlerë 6.8 milionë lekë, ose 1.5 % e çmimit të kontratës. Vendosja e garancisë në nivelin 1.5 % dhe jo 2 % siç aplikohet në këto raste, ka bërë që institucioni të jetë më pak i mbrojtur nga tërheqja e mundshme e operatorëve ekonomikë, në kundërshtim me udhëzuesin e procedurave të prokurimit të donatorit Pika 4.14.
FSHZH si pasojë e tërheqjes së operatorit ekonomik nga oferta, ka pësuar humbje financiare me vlerë 2,277,000 lekë, vlerë e cila përfaqëson fitimin e munguar nga mos përcaktimi i sigurimit të ofertës në masën 2 %. Po ashtu vendosja e një vlere të ulët të sigurimit të ofertës ka bërë që operatori të tërhiqet më lehtësisht nga gara, veprim i cili ka bërë që FSHZH të detyrohet të nënshkruajë kontratën më ofertën më të ulët ndjekëse më Operator tjetër me vlerë 344,927,800 lekë, duke shkaktuar realizim të punimeve me vlerë më të lartë në shumën 52,133,620 lekë .
6 – Nga auditimi i zbatimit të procedurës së prokurimit “ËL Rec 142. “Rikonstruksioni i rrugës nr. 1, Lagje nr. 4, Sarandë”, afati i vendosur për realizimin e objektit sipas kësaj procedure 6 muaj. Referuar përmasave dhe volumit të punimeve, vendosja e këtij afati ka sjellë pasoja në lidhje me periudhën e vënies në eficiencë të investimit, si dhe kostos që lidhet me shpenzimet e përgjithshme të kontratës.
-Nga çmimi i kontratës me vlerë 77,058,333 lekë është ngurtësuar vlera 13.3 milionë lekë ose 17.2 % e vlerës së preventivit, vlerë e cila nuk është argumentuar me analizë çmimesh, duke mos u dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë të ofertojnë dhe të paraqesin çmimet e tyre, veprim në kundërshtim me dokumentet e tenderit.
7 – Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit “Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti I” nga FSHZH është kërkuar që operatorëve ekonomik me oferta më të ulëta të paraqesin analiza çmimesh bazuar dokumenteve të tenderit. Operatori me ofertë më të ulët në analizat e dhëna prej tij, ndryshon çmimet nga oferta fillestare, ku janë paraqitur më të larta dhe nga ana e Autoritetit Kontraktor është gjykuar si shkak për s’kualifikim. Me rritjet e çmimeve nga operatori ekonomik, përsëri oferta e këtij operatori të papërgjegjshëm ngelet më e ulët.
-Nga Autoriteti Kontraktor nuk është marrë asnjë masë për verifikime të mëtejshme apo konfiskimin e sigurimit të ofertës në vlerë prej 10,800,000 lekë si operator i papërgjegjshëm, për të mbrojtur institucionin nga ofertuesit që tërhiqen para përfundimit të periudhës së vlefshmërisë së ofertës së tyre, ose për refuzimin e nënshkrimit të kontratës. Për këto mosveprime, FSHZH-së i është shkaktuar një humbje prej 35,372,546 lekë nga diferenca e ofertës më të ulët me ofertën pasardhëse.
8 – Nga auditimi i zbatimit të procedurave të tenderit “Rikonstruksioni i rrugës Tamarë-Vermosh Loti II ” u konstatua se nuk pasqyrohet vlera e përllogaritur e kontratës në dosjen e prokurimit, si dhe mënyra si është përcaktuar si dhe nuk është respektuar periudha e njoftimit për gabime, të meta dhe defekte sipas kontratës, 30 ditë pas fillimit të punimeve.
9 – Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin “Rikonstruksion i rrugës Iballë, Loti II” u konstatuan se nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës, problemet teknike dhe propozimet për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës, si dhe u konstatua një shkarje e një masivi shkëmbor i cili ka dëmtuar një gjatësi muri prej 12.2 ml, në disa seksione të shkarjeve rrjeta mbrojtëse është e dëmtuar dhe disa hyrje të tombinove janë të mbushura me material të skarpatave.
10 – Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile në tenderin “Rikonstruksion i segmentit Kukës-Shishtavec, loti II” u konstatuan se në punimet e skarpateve, nuk ka përshkrim për kushtet gjeologjike të zonës për sigurinë e qëndrueshmërisë së skarpatës. Gjithashtu për shkak të shkarjeve (rrëshqitjeve) të shkëmbinjve e dherave në skarpatat anës rrugës, u dalluan disa prishje të shtresave asfaltike. Konkretisht në pikën 9+100 u konstatua rrëshqitje e skarpatës e cila rrezikon këtë segment rrugor.
11 – Nga auditimi i dosjes teknike të zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Qeparo-Kudhës-Kuç” Vlorë, deri në momentin e auditimit për 3 situacione pjesore, u konstatua se është shtyrë afati i përfundimit të punimeve duke mos dhënë asnjë justifikim apo relacion argumentues nga kontraktori, supervizori dhe menaxheri i kontratës për vonesa në realizim e objektit. Në administrimin e pjesshëm të dokumentacionit të punimeve mungojnë korrespondencat e palëve për miratimin, konsultimin e urdhërit të ndryshimit për zgjatjen e përfundimit të punimeve.
Të fundit
Emigrantët shqiptarë protestë në Këshillin Europian, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
14 July 2026, 22:55
Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro
14 July 2026, 22:30
Oyarzabal hyn në histori! Barazon rekordin legjendar të Butragueños
14 July 2026, 22:13
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
14 July 2026, 21:40
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
14 July 2026, 21:19
Gjithçka gati për supersfidën, dalin formacionet zyrtare të Francës dhe Spanjës
14 July 2026, 19:55
Zhupa: Rama po mbron betonizimin, jo zonat e mbrojtura
14 July 2026, 18:47
SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
14 July 2026, 17:44
Trafik droge dhe pasuri kriminale, sekuestrohen 420 mijë euro pasuri në Tiranë
14 July 2026, 17:28
Berisha dënon sjelljen e Braçes ndaj gazetarit: Gjuhë gangsteri dhe dhunë fizike
14 July 2026, 17:12
Zjarr pranë fshatit Novoselë, flakët i afrohen banesave
14 July 2026, 16:57
Diktatorët nuk ngrihen vetëm
14 July 2026, 16:20
Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën
14 July 2026, 15:59
Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur
14 July 2026, 15:40
Dhuna në Zvërnec, Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë
14 July 2026, 15:14
A u helmua Lindsey Graham? Trump përgjigjet pas spekulimeve për Rusinë
14 July 2026, 14:37
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
14 July 2026, 14:15
Devijoi dy herë, si u kthye fluturimi Londër-Tiranë në një makth 12-orësh
14 July 2026, 14:14
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
14 July 2026, 13:49
Vetmia absolute e grave që " rilindën"
14 July 2026, 13:40
Pse të rinjtë e shëndetshëm jo-duhanpirës po zhvillojnë kancer të mushkërive?
14 July 2026, 13:26
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
14 July 2026, 13:14
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
14 July 2026, 13:05
Aksident te Liqeni i Thatë, i riu me motor përplaset nga një automjet
14 July 2026, 12:45
"Largohu", Gjiknuri dhe Manja përplasen për projektligjin e tokave bujqësore
14 July 2026, 11:24
Vrasja e Renis Dobrës, zgjaten me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
14 July 2026, 11:10
Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori
14 July 2026, 10:55
Përfshihet në flakë zona me pisha në Vlorë, rrezikojnë disa banesa
14 July 2026, 10:28
Botërori kthehet në makth për Senegalin, ngrihen akuza për ngacmim s*ksual
14 July 2026, 10:20
Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri
14 July 2026, 09:35
Ngushtica e Hormuzit bëhet përsëri fushëbetejë kyçe, rritet çmimi i naftës
14 July 2026, 09:20
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
14 July 2026, 09:02
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55