Flash News

E-TJERA

Aksident në Lushnjë, “Audi” përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Lushnjë, “Audi” përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë.

Këmbësorja, një 65-vjeçare cila teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë, është përplasur nga një automjet tip “Audi”.

Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit