Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva” që hap sot Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazetën “RD”, dt. 26 janar 1991, nr. 7, fq. 5.
Dje vdiq një njeri. Një njeri si shumë të tjerë, një shqiptar. Një komunist i ndershëm. I pëlqente të bisedonte me çunat, siç i quante ai të rinjtë. Kështu, prej kohësh ishim miq të mirë edhe pse me diferencë të madhe moshe. Kohët e fundit pothuaj nuk fliste. Dilte nga shtëpia vetëm për të kryer ritualin monoton të radhave të gjata. Kur takoheshim s’më jepte më këshilla si dikur. Një ditë i kishte thënë gruas: U ndamë ne çunat.
Erdhi puna që u ndamë me të vërtetë me të, edhe fizikisht, në varrimin më të trishtuar që kam parë në jetën time. Autobusët atë ditë ishin në grevë dhe njerëzit që kishin ardhur për ta përcjellë në banesën e fundit, pak kohë patën që të mendonin për të vdekurin. Mund të thuash që e harruan.
Tymi i duhanit mbi fytyrën e zbrazët të mikut tim pa jetë, kujtimi i freskët i preshve me baltë në torbën e tij heroike, një kokë legjendare prej allçie e futur në raft, interferenca e politikomanisë që rrinte pezull mbi kokat tona pa përfillur as vdekjen, - të gjitha këto më ndihmonin që të bindesha se, pas një diktature të egër gjysmëshekullore demokracisë mund t’i afrohesh me llafe po aq sa mund t’i afrohesh vijës së horizontit me vrap.
Të gjithë e duam demokracinë, të gjithë flasim për të, të gjithë do ta presim tek dera më 31 mars! S’na mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhim midis programeve të partive atë më idealen, të hedhim diku një firmë që i nënshtrohemi pa kushte partisë që disponon programin e parapëlqyer dhe të shkojmë në punë për të siguruar bukën e përditshme deri në ditën e zgjedhjeve. Ditë shpëtimi, që mbase duhet të shpallet festë zyrtare përpara se të zyrtarizohen vetë Krishtlindjet. Por, po të ngurosh të bindesh për një çast, e sheh menjëherë se lumi i fjalëve, përveç një degëzimi ende të pafuqishëm të së vërtetës, kthehet në një vorbull taktikash demagogjike, ku fati më i mirë është të mbytesh pa u vënë re.
Në dhomë kishin mbetur të afërmit, unë dhe një oficer në pension, me të cilin një herë ishim grindur për demokracinë. Para se të mbyllej arkivoli i dhamë lamtumirën e fundit mikut tonë, oficeri i pari e pas tij unë. Edhe pse në ato çaste njeriu nuk ka kohë të mendojë, çuditërisht m’u ngulit në mend që të dy bëmë të njëjtin gjest: unë jo komunisti dhe ai komunisti, e puthëm të vdekurin. Kur erdhi momenti për të ngritur arkivolin e kuq, si për të më thënë diçka, rastësia na vendosi të dyve krah për krah, me peshën e mikut të përbashkët, mbi supe. Natyrisht që me të ishim lidhur në mënyra dhe për arsye të ndryshme, megjithatë, po bënim diçka të njëjtë dhe ndjenjat tona ishin shumë të afërta. Imazhi i thjeshtë dhe njerëzor i zbritjes së shkallëve me barrën mbi supet tona, më zhveshi krejtësisht vizionin e ngatërruar të varrimit të sistemit. I tillë duhet të jetë ai, paqësor, pa asnjë iluzion përpara realitetit të vdekjes së tij.
SOT LINDI NJË DEKRET
Mbrëmë lexova vonë “Të pesë anarkitë” e Nolit. Megjithëse fjalët e Nolit janë një terapi e vlerë antidemagogjike, sot në mëngjes mezi u zgjova nga një gjumë me ëndrra rraskapitëse. Pa hapur mirë sytë, si zakonisht, kreva lëvizjen instinktive që më çon çdo mëngjes te dera e shtëpisë për të marrë “Zërin e Popullit”. Menjëherë sytë e lodhur më vanë tek dekreti i ri që mbron nga keqbërësit përmendoret, bustet dhe memorialet e Skënderbeut, vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytë mirë. Fan Noli! Nga dëshira që të ulërija se ai nuk ka përmendore, gjë që nuk e bëra nga frika se mos zgjoja të tjerët, për pak e harrova që personaliteti i shënuar i luftës për demokraci, siç thuhet në dekret, e ka një kokë në allçi, e cila nuk e di se ku ka përfunduar, pasi ka vite që nuk e kam parë më. E lashë gazetën dhe fillova të gërmoj nëpër rrëmujën e librave të mi, sepse diku e kisha fotografinë e skulpturës së Fan Nolit, të cilën e pat realizuar për një ekspozitë me iniciativën e tij personale, Thoma Thomai. Kisha një shpresë të vakët, se mos ishte shënuar nën të vendi se ku ndodhej. E gjeta më në fund, por nuk pashë asnjë shënim poshtë, përveç konfirmimit të panevojshëm për mua që ishte në gips. Vetëtimthi m’u ngatërrua me fjalët e Nolit mendimi se në qindra mijëra tonelata bronx që janë harxhuar për të hyjnizuar këtu, “idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares që përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet më të gjalla, elegante, e të ndritshme të Perëndimit”, nuk pati as dëshirë dhe as zjarr për të shkrirë pak bronz për kokën e tij. Gjithsesi ajo që më mundonte më shumë ishte pikëpyetja se për ç’nevojë shqetësohej kaq shumë shteti për t’i mbrojtur me ligj përmendoret e këtyre njerëzve të ndritur që populli i do, sepse e deshën, i respekton, sepse e respektuan dhe i mbron vetë, sepse e mbrojtën. Ndërsa e bëja këtë pyetje, një zë nga dekreti më pyet mua: “Po armikun e brendshëm, që mezi ç’pret rastin të fyejë ndërgjegjen kombëtare duke kundërshtuar unitetin dhe normat morale të popullit, e harrove?”. “Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi; këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”. Kjo përgjigje e Nolit m’u duk e mirë, por e pasigurt për të dialoguar me zërin e dekretit, kështu që i thashë se çuditesha pasi nuk dija ndonjë rast që populli t’i sulmonte përmendoret e heronjve të tij.
Lexova më poshtë se dekreti i ri ruante edhe përmendoren e Enver Hoxhës. M’u duk e çuditshme që pushteti popullor për të cilin ai është njeriu më i shquar i kësaj epoke, udhëheqësi i shquar i Luftës Nacionalçlirimtare, dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit që ta mbronte përmendoren e tij. Mos vallë kjo është një ndjesia ime personale? “Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve, po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët”. Befasia ime qe e plotë, kur midis rreshtave të dekretit njoha stilin e vjetër të ligjeve me mundësi të pakufishme dënimi për njeriun, në frazën “çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla dënohet me heqje të lirisë”. Që kjo frazë e shkëputur nga dekreti i përkiste posaçërisht tendencës për t’i ndaluar gojët e njerëzve të kritikonin Enver Hoxhën, kjo është jashtë çdo dyshimi; që çdo njeri që fyen simbolet e shenjta të gjakut dhe djersës së derdhur për liri e pavarësi duhet ndëshkuar, dhe kjo është jashtë çdo dyshimi, por fatkeqësia e re që e gjeti të gjithë opozitën nga ky dekret është se kush i ka në dorë ligjet dhe policinë sot në Shqipëri, është jo vetëm i pamësuar me demokracinë, por dhe aq i mësuar të mos dëgjojë të tjerët, saqë edhe toni i të folurit i duket fyerje, apo edhe një pakënaqësi të shfaqur haptas e quan veprim poshtërues ndaj figurës së Enver Hoxhës. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”.
E vura fotografinë e Nolit në vend dhe vendosa ta shkruaj, ashtu siç ishte, gjithë përjetimin e këtij mëngjesi, që edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftë për t’i shtuar shijes së keqe të një nate të shqetësuar edhe një ëndërr me sy të hapur në Botën e Demagogjisë.
PO NESËR?
Dje vdiq një njeri, sot lindi një dekret, po nesër ç’do të ndodhë? Hëpërhë s’mbetet gjë tjetër veçse t’i këndojmë dy vargjet e këngës shumë të njohur:
Për nesër, kushedi
Por për këtë arsye
Jeta ime nuk mbaron tani.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56