Flash News

E-TJERA

'Asfalt para zgjedhjeve, katastrofë me shiun e parë', Balluku nuk ka kursyer as Matin, bie propaganda

'Asfalt para zgjedhjeve, katastrofë me shiun e parë',

Rruga Burgajet–Derjan–Macukull, e cila u promovua nga Bashkia Mat më 6 maj si një investim që do të transformonte jetesën e banorëve, është bërë sot e pakalueshme.

Bashkia Mat publikoi pamje dhe informacion zyrtar ku theksonte se rruga ishte “një tjetër premtim i mbajtur”, një investim që do t’u lehtësonte jetesën banorëve dhe do të sillte më shumë zhvillim për zonën.

Por sapo vjen dimri, situata ndryshon rrënjësisht: segmenti i ri i asfaltuar nuk i përballoi reshjet e para serioze.

Pas reshjeve të fundit, sipas videos që disponon Politiko, një segment i saj ka pësuar rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime që rrezikojnë jetën e cilitdo person që kalon.


Situata ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe mbikëqyrjen e investimit, ndërsa i shtohet edhe korruptimit të dyshuar në projekte publike, siç duket që Belinda Balluku nuk ka zhvatur vetëm jugun por edhe veriun.

Shembja e kësaj rruge vjen në një ditë ku pothuajse në gjithë vendin u raportuan probleme të rënda infrastrukturore për shkak të motit.

 Rrugë të përmbytura, nënkalime të bllokuara dhe segmente të shembura u regjistruan në disa qarqe, nga veriu në jug  një panoramë që tregon vulnerabilitetin e infrastrukturës publike ndaj kushteve atmosferike.

Të fundit