Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Apollon Baçe
1. Vite më parë një koleg gjerman më pyeti kush është për ty qyteti më i bukur antik. Ju përgjigja Butrinti, për çka më pyeti nga që është në Shqipëri ?. Përgjigja ime ishte jo vetëm, pasi në Butrint si rrallëherë natyra, monumentet dhe historia harmonizohen në një ansambël të papërsëritshme. Ku deti i ndërhyn steresë me meandra dhe miklime të pafund, ku e gjelbra e fushës ndan dhe puqet me të kaltrën e detit dhe grinë e pyllit. Ku dafinat përcjellin aromën e mitit të lashtë, klithmën e nimfave të liqenit për vdekjen e perëndisë Pan dhe pallatin virgjilian ku mbreti fisnik gostit miqtë me verë nga kupat e arta.
Butrinti shpalos historinë në gur të një qyteti që lindi në agun ilir, në kohën e bronzit, dhe vijon përtej Ali Pashës, ku ndjesia e rreptë e mureve të lartë me blloqe guri, zbutet nga teatri elegant që më tej i hap vend baptisterit më të madh të Mesdheut. Për këto cilësi UNESCO njofton se e shpalli Butrintin Trashëgimi Botërore “Për vlerat e Jashtëzakonshme Universale, të cilat i kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe kanë rëndësi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm të njerëzimit”. Duke e renditur krah siteve më me vlerë të botës, akropolit tëi Athinës, Pompeit, Mohenxho Daros.
Këto dhe janë vlerat e Butrintit, dikur qendër e ilirëve Kaonëve, sot mall tregu, PPP e huaj, e drejtuar nga përçmuesit e Shqiptarëve. Mes të tjerave argumenti bazë i Kryeministrit Rama për kthimin në PPP të shpirtit antik të kombit ishte “Parku i Butrintit do bëhet si themi ne, sepse ne dimë se çfarë bëjmë. Ju vazhdoni të flisni.” Pak a shumë “qente lehin, karvani ecin para”.
Duke u kthyer te UNESKO-s tri pilastrat ku mbështetet menaxhimi i siteve trashëgimi botërore janë profesionalizmi, respekti për to dhe së fundi aspekti financiar. Po e nis me të.
1. Në vigjilje të kthimit të Parkut Kombëtar të Butrintit në park privat, Ministrja e Kulturës Margariti deklaroj se “sistemi aktual i menaxhimit nuk garanton ruajtjen e vlerave. Kjo shtron nevojën e menjëhershme për burime të reja të financimit”. Sa i përgjigjet kjo realitetit?
Në vitin 2020 Butrinti pati 236 mijë vizitorë, çka për vlerën 10 $ të biletës së hyrjes përkthehet me një fitim prej 2.3 milion $. Prej tyre në Butrint u shpenzuan 120 mijë dollarë për rrogat dhe materialet, ndërsa pjesa tjetër prej 2 milion e 200 mijë $ nuk dihet se ku ka shkuar. Kjo e rrëzon justifikimin e Margaritit për “nevojë imediate burimesh të reja financiare”. Sipas planit të menaxhimit të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit (AADF) në Butrint do investohen 7.5 milionë dollarë, 3 milion nga taksat e qytetarëve (5 euro për familje), dhe 4.5 nga AADF, jo menjëherë, por më vonë, pasi të nisin fitimet.
Nga këto 40 %, 3 milion $, do shpenzohen për konservim dhe 60 % për ndërtime të reja (hotele, restorante, dhe diakoteka, emër ky që mungon në fjalorin e Websterit dhe unë e lexoj diskoteka). Rregullorja e rreptë e ICROM-it lejon vetëm konservimin: ngritje blloqesh të rrëzuar, shkulje bimësie, fare pak përforcime me llaç, çka bashkë me rrogat shkon e shumta në 150 mijë $. Ndërkohë çmimi i biletës dyfishohet, numri i vizitorëve pritet të shtohet në 50-60 % çka sjell rreth 8 milion dollarë/vit. Bashkë me 3 milionët e taksave të qytetarëve, kjo arrin në 11 milion $/vit. Ku do shkojnë paratë ? Pjesa e luanit për AAFD dhe për bordin mbikëqyrës dhe 140 mijë $ për bordin e menaxhimit.
2. Aspekti i dytë që do prek është ai juridik Sipas nenit 4 të Konventës së Parisit për Trashëgimisë Botërore, të ratifikuar dhe nga Shqipëria, “detyra për mbrojtjen, konservimin, propagandimin dhe përcjelljen brezave e ardhshëm të trashëgimisë kulturore i takon ekskluzivisht shtetit palë”, ndërkohë sipas Kushtetutës së Shqipërisë, “marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve”. Më veçant në dosjen e UNESCO-s për Butrintin shkruhet “Instituti Kombëtar i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për kërkimet, gërmimet dhe konsolidimet e rrënojave arkitektonike”.
Në vitin 2017 ministrja Furxhi e kulturës, pas takimit me shefin ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AAFD) u shpreh se “para nisjes së punës me Butrintin na duhet korniza ligjore”, dmth ndryshimi i ligjit pasi dispozitat në fuqi e ndalonin prerë administrimin e Butrintit nga privatët, veçanërisht të huaj. Sinkron me të, kryetari amerikan Granof i AAFD i tha Zërit të Amerikës “përvoja në Butrint na njohu me shumë problematika arkeologjike që kërkonin rishikimin e ligjit” ndërkohë që jam i bindur se zoti Granof nuk do ishte në gjendje të dallonte një poçe të periudhës së gurit nga vorbat e Farkës.
Në maj të vitit 2018 ligji ekzistues për “Për Trashëgiminë Kulturore” i vlerësuar nga ICROM-i si ligj model Europian, u flak për tu zëvendësua nga një ligj defiçent. Ligji në konflikt të pastër interesi u financua nga AAFD dhe u formulua nga juristja e ministrisë së kulturës, e cila sot si anëtare e bordit të Butrintit paguhet nga AADF-ja me një rrogë ministrore.
Krejt ndryshe nga ligji i mëparshëm i cili ndalonte administrimin e trashëgimisë kulturore nga persona privatë dhe kurrsesi të huaj, nenet e reja antikushtetuese të ligjit e lejojnë këtë. Sipas nenit 171 “Pasuritë kulturore publike mund të administrohen direkt ose indirekt edhe nëpërmjet fondacioneve të posaçme” dhe sipas nenit 172 “Administrimi i pasurive të trashëgimisë kulturore mund të kryhet nga persona fizikë ose juridikë privatë, vendas apo të huaj”. Shkurtimisht ligji u hartua nga AADF-ja për të përfituar AADF-ja. Ndonëse në konsultën e organizuar nga kuvendi tërë specialistët e fushës ishin kundër ligjit, ai u aprovua nga kuvendi. Si i tillë postulati i Biblës “Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë”, duhet lexuar “Zot mos i fal se e dinë mirë çfarë po bëjnë”.
3. Aspekti menaxherial Pas miratimit të ligjit të AAFD, ministria Furxhiu e ngarkoi AAFD që të përgatiste një plan të ri menaxhimi. Ndërkohë në vitin 2013 Instituti i Monumenteve nën drejtimin e, sekretarit të ICOMOs-it Giora Solar, kishte përfunduar projektin e detajuar, i cili parashikonte menaxhimin e Butrintit përmes forcimit të kapaciteteve dhe bashkërendimit të institucioneve shqiptare. Bazuar në njohjen nga afër si anëtar i ekipit dhe specializimin 5 vjeçar për këtë fushë në Gjermani e çmoj projektin si perfekt. Po citoj vlerësimet e Solarit, të njohur botërisht si specialisti nr. 1 i siteve arkologjikë : “Kam qenë drejtuesi i një ekipi që përbëhej nga shqiptarë. Kam rishikuar projektet dhe raportet e përgatitura nga ekspertët vendas, të cilët ishin tejet mbresëlënëse. Butrinti kishte më shumë se çdo sit tjetër në botë plane menaxheriale dhe misione UNESCO-ICOMOS. Problemi është se ato nuk u zbatuan kurrë.
Plani menaxherial i paguar nga AAFD ka një konflikt enorm interesi, pasi përfitues i tij është pikërisht AAFD-ja. Ideja dhe sistemi janë dëshmi se qeveria nuk dëshiron të krijojë një mekanizëm kombëtar për ta ngarkuar me menaxhimin. Arritja në këtë pikë është rezultat i korrupsionit dhe axhendave politiko/ ekonomike që nuk kanë të bëjnë me përfitimin e popullit”. Etiketimi antiamerikanë dhe budallenj i atyre që i kundërvihen planit të AAFD-së, ndër ta unë dhe Solari, vërteton saktësinë e fjalëve të Solarit.
Për hartimin e planit menaxherial, AAFD i pagoi 250.000 sterlina kompanisë angleze “Prince and Pearce”. Plani i hartuar nga dy autorë anglezë, pa asnjë pjesëmarrje të arkeologëve dhe restauratorëve shqiptarë, është projekti më i dobët dhe inkompetent që më kanë zënë sytë. Frazë e tij e parë është “qyteti grek i Butrintit” dhe i vetmi udhëzimi i vetëm teknik është përsëritja 67 herë me ngulm papagalli e frazës “largim i bimësisë së ulët, konsolidim i muraturës, pastrim i lidhjeve, injektim me llaç gëlqere”.
Pas miratimit të planit menaxherial, ministrja Margariti miratoi me kontratë noteriale bordin e menaxhimit, përkundrejt një shpërblimit vjetor prej 20.000 $ për person në vit (përveç shpenzimeve si mbledhje bordi, udhëtime etj) Si kryetare të bordit të specialistëve të menaxhimit ministria Margariti caktoi veten e saj, jo si ministre por si Elva Margariti, që edhe po t’i hiqet detyra e ministres emrin nuk ja nget kush. Bashkë me të caktoi juristen e ministrisë, hartuesen e ligjit të vitit 2018 që i hapi rrugë shndrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit në PPP, 2 shefat ekzekutivë të AAFD dhe profesorin anglez Riçard Hoxhes bashkë me dishepullin shqiptar të pandehur për korrupsion.
Lidhur me Hodgesin kryeministri Rama hakërrehet “çfarë keni me Riçardin”, përkatësisht me këshilltarin e tij të dikurtë Richard Hodges, i cili kujtonte me nostalgji se “çfarë fati të madh pata që të bashkëpunoja me Edin”. Çfarë kam me Hodges-in? Ja, hiç asgjë, diçka për shprehjen “Saranda, ky qytet i bukur grek që fuqitë e mëdha ja falën padrejtësisht Shqipërisë”, dhe për shprehjen “Epiri ishte diga që ndaloi përmbytjen e Greqisë nga barbaria Ilire”, ja dhe për ato leksionet që u jepte studentëve italianë “Shqipëria është një shtet artificial që u krijua nga fuqitë e mëdha në vitin 1923 pa pasur asnjë shqiptar”. Ndoshta ky dhe është shkaku pse e duan dhe e mbrojnë. Mua nga ana tjetër më vjen në mendje paralajmërimi i “Viti 84” të Orwellit “Ai që kontrollon të sotmen kontrollon të shkuarën, ai që kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38