Flash News

E-TJERA

Detaje nga aksidenti në aksin Bulqizë-Klos, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Detaje nga aksidenti në aksin Bulqizë-Klos, 1 i vdekur dhe 4 të

Një aksident është regjistruar këtë të diele në aksin rrugor Bulqizë-Klos në vendin e quajtur “Plani i Bardhë” ku janë përfshirë dy automjete në aksident.

Fatkeqësisht nga ky aksident ka humbur jetën pasagjeri i njërit mjet.

Policia njofton gjithashtu se janë plagosur edhe dy shoferët dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët ndodhen në spital. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia

Të fundit