Flash News

E-TJERA

Dosja “Revanshi”, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit, mes tyre vëllai i ish-deputetit të PS

 Dosja “Revanshi”, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për pesë të pandehurit e dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burgim për personat e akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, që nga grupi i strukturuar kriminal e deri te sigurimi i kushteve për vrasje.

Mes të pandehurve është edhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, për të cilin SPAK kërkoi 15 vite burg, dënim që zbret në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas pretencës së paraqitur nga SPAK, është kërkuar:

Armando Ndreca – 10 vite burg;
Elvis Ndreca – 6 vite burg;
Edison Muçeku – 6 vite burg;
Devis Bajramaj – 8 vite burg;
Adrian Pikli – 7 vite burg.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të pandehurit për akuzat “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës lidhur me kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për këtë fraksion të dosjes “Revanshi”.

Të fundit