Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e lënë atë në burg.

Veliaj ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit 2025, nën akuzë për 5 vepra të rënda penale si korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të rënda penale, fshehje të pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.

Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë nëse është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Të fundit