Flash News

E-TJERA

Greqi, 48-vjeçari shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu i Koridhalosit

Greqi, 48-vjeçari shqiptar arratiset në mënyrë

Një i burgosur shqiptar është arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i Koridhalosit në Greqi gjatë ditës së sotme (2 qershor).

Autoritetet greke thane së u njoftuan pasi një i burgosur u arratis dhe sipas informacioneve fillestare, ai është një 48-vjeçar shqiptar.

Paraprakisht raportohet se shqiptari ka qenë i dënuar për krime në fushën e drogës.

Sipas të njëjtave informacione nga “Protothema”, arratisja ndodhi gjatë kohës së ushqimit në mensë. Vlerësimet fillestare tregojnë se dy zona sigurie të njëpasnjëshme mund të jenë hapur njëkohësisht, një fakt që dyshohet se i burgosuri e ka shfrytëzuar për t’u arratisur.

Mendohet se ai ka studiuar për shumë kohë procedurat e sigurisë së burgut, lëvizjet dhe hapje-mbylljet e dyerve në mënyrë automatike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ta gjetur dhe arrestuar atë, ndërkohë që po shqyrtojnë njëkohësisht rrethanat në të cilat u bë e mundur arratisja, si dhe çdo përgjegjësi në funksionimin e masave të sigurisë në burg.

Kjo, pasi ka dyshime se ai edhe mund të jetë ndihmuar nga brenda burgut prej gardianëve, duke i krijuar lehtësira në arratisje.

Të fundit