Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Demokratët kërkojnë dorëheqjen, reagon Lulzim Basha: Beteja do vijojë deri në fitore

■ Nisma për shkarkimin e Metës, PS mbledh 50 firma deputetësh, mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit

■ Nga Majko, Balla, Braho, kush janë 50 deputetët që kërkuan shkarkimin e Metës, zbardhet kërkesa

E lidhur: Nisma e PS për herë të dytë, cilat janë hapat ligjorë që do të ndiqen për shkarkimin e Ilir Metës-e shpjeguar 

■ Ndryshimi i kufijve në Ballkan/ ‘Der Standard’ : Rama dëshmoi se e ka parë hartën; Mohon kryeministri: Nuk e kam thënë kurrë 

■ PD përgatit për ankimim dosjen me shkeljet gjatë zgjedhjeve, Kaso: Cilat janë zonat me krimin më të lartë zgjedhor

■ Meta "injoron" lëvizjet e PS-së për ta shkarkuar: Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!

■ Covid-19 në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit. Ulet numri i testimeve, bie ai i rasteve të reja. Kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

■ Gjermania garanton mbështetje për Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë. Maas: Nuk e ndajmë Shqipërinë nga MV.

■ Pas humbjes së PD në zgjedhje, Basha thërret në seli sekretarët dhe kryetarët e degëve. Ai iu ka kërkuar që të mbledhin fakte për manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka njoftuar se do të nisë një tur në të gjithë vendin.

Të fundit