Flash News

E-TJERA

PSG shpallet kampion i Evropës për të dytin vit radhazi, mposht Arsenalin me penallti

PSG shpallet kampion i Evropës për të dytin vit radhazi, mposht

Paris Saint-Germain ka arritur të mbrojë titullin në UEFA Champions League, duke triumfuar për të dytin sezon radhazi në finalen e madhe të futbollit europian.

Skuadra franceze mposhti Arsenalin pas një ndeshjeje dramatike që u vendos vetëm nga penalltitë, me rezultatin përfundimtar 4-3.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë nuk prodhuan fitues, pasi sfida u mbyll në barazim 1-1. Arsenali kaloi i pari në avantazh, por PSG arriti të rikthehej në lojë dhe të barazojë rezultatin, duke e çuar finalen drejt “ruletës” së penalltive.

Në serinë e penalltive, parisienët u treguan më të saktë dhe një pritje vendimtare e portierit i dha avantazhin final kampionëve të drejtuar nga Luis Enrique.

 

Të fundit