Flash News

E-TJERA

Reshjet intensive/ Vështirësi qarkullimi në qarkun e Dibrës, policia devijon rrugën

Reshjet intensive/ Vështirësi qarkullimi në qarkun e Dibrës,
Foto ilustruese

Reshjet e pazakonta që përfshinë mbarë vendin prej ditës së djeshme kanë krijuar probleme në disa rrugë.

Vështirësi qarkullimi ka patur gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në baypasin e Qafës së Murrizit për shkak se ka pasur rënie inertesh.

Për këtë, kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.

 

Të fundit