Flash News

E-TJERA

Seanca e parë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO cakton datën dhe orën

 Seanca e parë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO cakton

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar datën 5 qershor për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Seanca është planifikuar të mbahet në orën 11:00.

SPAK i akuzon të dy në lidhje me çështjen e pasurisë, ndërsa procedimi për tre persona të tjerë është veçuar nga ky proces.

Meta dhe Kryemadhi kanë mohuar akuzat, duke e cilësuar hetimin dhe procesin gjyqësor si të motivuar politikisht.

Gjatë seancave paraprake në GJKKO nuk kanë munguar debatet dhe tensionet në sallë, ku një nga pikat më të diskutuara ka qenë edhe “kafazi i xhamit”, për të cilin Meta dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar heqjen.

Të fundit