Flash News

E-TJERA

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e

Ernis Xhumari, 43 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në Lushnje. Xhumari është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

Siç njofton policia, rreth orës 01:45, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit një “Mercedes-Benz” duke kryer manovra të çrregullta.

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e
Ernis Xhumari

Drejtuesi Ernis Xhumari ka dalë nga mjeti duke shpërthyer në britma ndaj efektivëve. Patrulla e Përgjithshme është afruar për të verifikuar mjetin dhe arsyen e sjelljes së 43-vjeçarit.

Xhumari sapo ka diktuar patrullën është larguar me shpejtësi dhe pas disa minutash, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me bordurat anësore. Për pasojë, 43-vjeçari ka humbur jetën.

Të fundit