Flash News
Shocked Athens/This is the Albanian woman who was killed with a hammer by her husband
"I killed her for jealousy", this is the Albanian who executed the woman with a hammer in Athens
The Constitutional Court "rejects" Malltez's request, leaves "house arrest" in effect
They cheated the Italians and benefited about 4 million euros, the 2 brothers are arrested
He was with a woman in the car, the police revealed the death of the 47-year-old in Korça
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025, Boçi “zbërthen” strategjitë e PD
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka folur për riorganizmin e PD, tashmë që vula i kaloi ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Strategjitë në politikë janë shumë të thjeshta, kanë të bëjnë me organizimin, vazhdimin e aksionit politik dhe krijimin e programit. Është thjeshtë organizim dhe zbritje ne terren, në bazën e grupseksioneve për t’i gjallëruar. Jemi marrë më shumë me veten tonë sesa me qytetarët, sesa me atë demokrat militant apo aktivist, që kërkon që partia e tij të jetë fituese”, tha ai per Top Channel.
I pyetur për ndonjë lëvizje të brendshme që Berisha të drejtojë partinë, por të nxjerrë një ekip që nuk ka lidhje me non-grata për të qeverisur vendin, Boçi u shpreh se ajo që ndodh brenda në parti, nuk është shqetësim i qytetarëve.
“Pjesa e një partie, mënyra si funksionon dhe cili është roli i kryetarit, rregullohet në Statut. Mendimi i lirë në PD ekziston dhe mendimi i liderit pasurohet me kontributet e çdo pjese tjetër drejtuese. Mënyra si merren vendimet në PD nuk besoj se është shqetësim i qytetarëve. Unë habitem si hidhet për debat mënyra autoritare si drejtohet PD…”, deklaroi Boçi.