Flash News

POLITIKOFF

Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale

Marrëdhënia që s’është romancë, por

Lidhje të tilla të ngushta mund ta përmirësojnë shëndetin mendor dhe ta bëjnë ditën e punës më të lehtë, por ngrihet me të drejtë pyetja se si ndikojnë këto marrëdhënie në jetën tuaj private.

Shumica prej nesh kalojnë një pjesë të madhe të kohës në punë, prandaj nuk është çudi që shpesh zhvillojmë lidhje të forta me kolegët. Ndonjëherë kjo lidhje shndërrohet në diçka edhe më domethënëse, në atë që gjithnjë e më shpesh përshkruhet me termin “bashkëshort biznesi” (work spouse).

Ky mund të jetë një “bashkëshort” ose “bashkëshorte”, dhe i referohet një kolegu apo kolegeje të cilit/i i besoni, tek i cili/i mbështeteni çdo ditë dhe me të cilin keni një marrëdhënie të ngushtë, por vetëm platonike.

Lidhje të tilla miqësore të ngushta mund ta përmirësojnë shëndetin mendor dhe ta bëjnë përditshmërinë në punë më të lehtë, por ngrihet me të drejtë pyetja se si ndikojnë këto marrëdhënie në jetën tuaj private dhe çfarë mendojnë për këtë kolegët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Kush është në të vërtetë “bashkëshorti biznesi”?

Ekspertët për marrëdhënie ndërnjerëzore shpjegojnë se bëhet fjalë për një koleg me të cilin keni një lidhje të fortë, mbështetëse dhe joromantike. Ndoshta punoni së bashku në projekte, ndani të njëjtën zyrë ose thjesht bisedoni shpesh, qeshni, këshilloni njëri-tjetrin dhe kaloni bashkë ditë të mbushura me stres pune.

Marrëdhënia ngjan me një martesë të vërtetë , komunikoni rregullisht, kuptoheni pa shumë fjalë, por pa ndjenja romantike. Ajo bazohet në besim, respekt profesional dhe përvojë të përbashkët.

Pavarësisht termave të lidhura me gjininë, secili mund të ketë një “bashkëshort biznesi”, pa marrë parasysh gjininë. Nuk ka rëndësi kush me kë është, termi është më shumë shaka dhe nuk duhet marrë fjalë për fjalë. Për shembull, një grua mund të ketë një grua, një burrë një burrë – e rëndësishme është afërsia dhe dinamika e marrëdhënies.

Përfitimet e një lidhjeje të tillë

Ekspertët theksojnë se një marrëdhënie e tillë sjell shumë përfitime:

▪ rrit kënaqësinë në punë dhe ul stresin,

▪ siguron mbështetje emocionale dhe ndjenjën e përkatësisë,

▪ përmirëson bashkëpunimin, komunikimin dhe produktivitetin,

▪ ndihmon në parandalimin e lodhjes së tepërt

▪ sjell gëzim, humor dhe relaksim në rutinën e punës.

Si ta kuptoni që keni një bashkëshort biznesi?

Ka disa shenja:

▪ flisni çdo ditë, edhe kur nuk ka nevojë,

▪ mbështeteni te njëri-tjetri dhe ofroni përkrahje,

▪ dilni bashkë në pauzë dhe i besoni mendimit të tij/saj,

▪ bëni shaka interne dhe “e ndjeni” kur tjetrit i duhet ndihmë,

▪ gjithmonë mbroni njëri-tjetrin para të tjerëve,

▪ kolegët e tjerë e vërejnë lidhjen tuaj,

▪ ndjeni mungesën kur nuk është në punë.

Megjithatë, kujdesi është i rëndësishëm

Edhe pse përfitimet janë të shumta, ekspertët paralajmërojnë disa gjëra të rëndësishme:

▪ ruani profesionalizmin dhe mos lejoni që marrëdhënia të ndikojë te performanca juaj,

▪ mos u mbështetni emocionalisht vetëm tek një person, kultivoni një rrjet më të gjerë mbështetjeje,

▪ jini gjithëpërfshirës ndaj kolegëve të tjerë dhe mos krijoni “rreth të mbyllur”,

▪ nëse ndjeni nevojën për distancë, bisedoni hapur dhe me respekt.

 

 

Latest news