Flash News
21-year-old dies after losing control of vehicle on Koplik-Dedaj road
Sterilization hearing ends after 9 hours, SPAK requests the case be sent to trial
28 political entities register to participate in the February 9 elections in Kosovo
Albanian politician in North Macedonia retires from politics after being blacklisted by the US
Fight between minors in Shkodra, 15-year-old threatens 13-year-old with knife after fight
Budget expenditures have almost doubled from 2014-2025, but benefits for the needy have not increased at these rates. The total public expenditure for 2025 is planned to be 822.7 billion ALL, 87% higher than in 2014, while the average pension in the city is only 27% higher than in 2014 (not including inflation). All benefits for administration salaries and other funds for the needy have increased less than the total budget. The 2025 budget continues to support physical assets with capital investments that reach 20% of the total budget, while at more or less the same levels are the payments for the salaries of the administration and the subsidy of the pension scheme. On the other hand, spending on education and health is growing at lower rates than general spending. Experts advise more investment in human capital
The financial capacity of the government in the state budget has increased significantly in the last decade, but the benefits are not being shared fairly with the citizens for better education, health and income services for the needy.
Next year, budget expenditures are planned to be 823 billion allek (8.2 billion euros), this value is 87% higher than in 2014 when the capacity to spend was 438 billion allek (3.5 billion euros) at the then exchange rate of exchange.
Calculated in Euros, the public budget increased more than twice, but on the other hand, the education and health sectors and the pension scheme are benefiting less and less from the increase in income.
Next year, the budget of the Ministry of Education is projected to be 62 billion ALL, which is 8.2% of the 2025 budget revenue. Last year, spending on education was 9.7% of budget revenues.
Education expenses, in relation to budget revenues, have been in a downward trend since 2019, when funding in this item was 11.4% of budget revenues.
Health care expenses have a similar trend. In 2025, total expenses from the budget will increase by 6.7% compared to this year, while expenses for health, by 3.6%.
For some other functions, the funds were added twice as much as the general expenses. For example, the budget of the Ministry of Infrastructure is projected to be 15% higher in 2025 compared to 2024, while total budget expenditures increase by 6.7% in 2025.
The state budget, in addition to increasing in value, is being eased by the public debt and the subsidy of the pension scheme. 2024 was the third year in a row when the public debt, in addition to having decreased in relation to GDP, also marked a decrease in value.
The subsidy for the public scheme is also decreasing, both in value and in relation to GDP in 2025, in relation to 6 years ago.
Menaxhimi i financave publike prej vitesh vuan nga një shpërndarje jo e drejtë e burimeve. Teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe buxheti i shtetit pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit, Shqipëria ka aktualisht 42% të popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë, sipas të dhënave të Eurostat.
Gjithashtu, organizatat ndërkombëtare e rendisin vendin tonë në krye të listës me nivelet alarmante të emigracionit, sidomos te moshat e reja dhe grupet e shkolluara.
Një anketë e “Monitor”, që u zhvillua këtë vjeshtë me 1044 persona (94% me arsim të lartë dhe doktoratura) gjeti nivele të larta të emigracionit potencial të atyre që jetojnë në Shqipëri, pikërisht nga mungesa e shërbimeve cilësore në arsim dhe shëndetësi.
Ekspertët e ekonomisë mendojnë se, mendësia në buxhetimin e fondeve nuk po ndryshon, edhe pse rrethanat e kërkojnë. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, pohon se edhe buxheti 2025 është i orientuar te kapitali fizik se sa tek ai njerëzor. Sipas z. Xhepa, pothuajse të gjithë pensionistët kanë të ardhura më të ulëta mujore se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër, 226 mijë lekë në muaj për person (INSTAT 2022).
Pano Soko, ekspert me përvojë me programim e buxhetit, sheh si probleme kryesore për vitin 2025 fondet e ulëta për rimbursimin e medikamenteve, që mbeten në vlera pothuajse të njëjta për vite me radhë dhe fondin për indeksimin e pensioneve, i cili është i pamjaftueshëm për të përmirësuar gjendjen financiare të pensionistëve.
Në terma makroekonomikë, buxheti i vitit 2025 mbetet i qëndrueshëm si në drejtim të shpenzimeve dhe borxhit, teksa pagat dhe pensionet pritet vetëm të indeksohen me inflacionin, rreth 2%.
Shpenzimet, asetet në fokus, jo njerëzit
Totali i shpenzimeve publike për vitin 2025 është planifikuar 822.7 miliardë lekë, ose 31.4% e PBB-së. Në këtë shumë, 15.5% shkojnë për personelin, teksa rreth 20% e të gjitha fondeve buxhetore të programuara për t’u alokuar vitin që vjen shkon për investime kapitale.
Subvencioni i skemës së pensioneve vitin e ardhshëm është rreth 46 miliardë lekë, ose 5,5% e shpenzimeve totale nga rreth 12% që zinte ky zë në vitin 2014.
Pagesat për pensionet dhe personelin janë në nivele të ngjashme me shpenzimet kapitale, të cilat po qëndrojnë në nivele më të larta se mesatarja historike, me rreth 1.6 miliardë euro vitin që vjen, nga më shumë se 1.5 miliardë euro që janë parashikuar këtë vit.
Me gjithë investimet e mëdha në infrastrukturën fizike, kthimi mbrapsht i investimit duket se nuk ka rezultuar shumë efikas, teksa qytetarët shqiptarë kanë çmimet më të larta për naftën në rang global dhe tarifat në rrugë janë nga më të shtrenjtat në Europë.
Përveç investimeve nga buxheti, vitin që vjen, qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, të cilat do të ndërtohen nga privati kundrejt pagesës direkte në toll.
Më 2025, numri i rrugëve për të cilat do të paguhet tarifë përdorimi do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës) dhe pas pak vitesh, do të jenë së paku në 6. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria ka tarifat më të larta të pagesës në rrugë.
Përveç kësaj, Shqipëria hyn në vendet me çmimet më të larta të karburanteve në rang global. Të dhënat e Global Petrol Prices tregojnë se çmimi i naftës në Shqipëri është 60% më shumë se mesatarja globale.
Në anën tjetër, pensioni mesatar në qytet në vitin 2023 ishte 183 euro dhe në fshat, 110 euro, shumë herë më poshtë se niveli relativ i varfërisë 6.7 USD në ditë (201 USD në muaj) dhe niveli më i ulët në Europë.
Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet e personelit për vitin 2025 reflektojnë koston aktuale të administratës publike, si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave (+40 miliardë lekë) të nisur në prill të vitit 2023 dhe të finalizuar në korrik të vitit 2024.
Shpenzimet totale për pagat në administratën publike në nivel qendror për 86,038 punonjës planifikohen në masën 127.6 miliardë lekë, 4.9% e PBB-së, ose rreth 17% më shumë se më 2024.
Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 68.5 miliardë lekë, ose 2.6% të PBB-së, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 5.8 miliardë lekësh për të administruar rreziqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj., me rritje vjetore 6.6%.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2025 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 71.3 miliardë lekë, ose rreth 2.7% e PBB-së, me rritje vjetore 3.8%.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025 janë parashikuar në masën 89.9 miliardë lekë, me rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024. Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9% në vitin 2024, ose nga 2.3% në vitin 2015.
Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, është 1.8 miliardë lekë më shumë, ose rreth 7.6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 13.9 miliardë lekë më shumë, ose mbi dy herë më e lartë.
Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin që vjen, do të shtohen edhe fondet prej 13.2 miliardë lekësh transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, 200 milionë lekë grant performance, i cili përdoret për herë të parë si mekanizëm financiar në qeverisjen vendore, si dhe 3.5 miliardë lekë transfertë sektoriale për rritjen e pagave.
Në total, në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë, nga 36.5 miliardë lekë në 2024, me rritje prej 6.6 miliardë lekësh, ose 18%.
Shpenzimet e fondeve speciale, që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 263.8 miliardë lekësh.
Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, parashikohet në masën 192.3 miliardë lekë, ose 7.3% e PBB-së, të cilat në masën 76% mbulohen nga të ardhurat e kontributeve dhe buxheti shton edhe 45 miliardë lekë nga taksat e tjera.
Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.6 miliardë lekësh dhe 3.75 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për vitin 2025, janë parashikuar në masën 63.1 miliardë lekë, ose 2.4% e PBB-së dhe rreth 5% e tyre shkojnë për financimin e kontratave koncesionare.
Shpenzimet për fondin e kompensimit në vlerë të pronarëve parashikohen në total në masën 3 miliardë lekë, ose 0.1% e PBB-së.
Për ekspertin Selami Xhepa, shpenzimet buxhetore në vitin 2025 nuk sjellin asnjë risi në drejtim të përmirësimit të kushteve për shtresat në nevojë, sidomos për pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike.
Pano Soko sheh si një problem të madh në buxhetin 2025 fondin e ulët për rimbursimin e medikamenteve, që ka mbetur në vendnumëro për shumë vite me radhë. 12 miliardë lekët e parashikuara janë në të njëjtin nivel me shifrat e para 4-5 viteve më parë.
500 milionë euro taksa dhe tatime më shumë
Pavarësisht se buxheti i vitit 2025 nuk do të shoqërohet me paketë fiskale, të ardhurat nga tatimet dhe doganat dhe nga kontributet parashikohen të jenë 50.4 miliardë lekë më të larta (500 mln euro) se ato të vitit aktual.
Të ardhurat totale vitin që vjen do të arrijnë në nivelin e 755 miliardë lekëve, 5.6% më shumë se ky vit, por për shkak se ndihmat e huaja parashikohen në nivele më të ulëta nga shuarja e fondeve për tërmetin, të ardhurat tatimore pritet të jenë 8.2% më të larta se ky vit. Këto ritme janë më të ulëta se mesatarja e 9-mujorit 2024, kur arkëtimet buxhetore u rritën me mbi 10%.
Eksperti Pano Soko thotë se në vitin 2025, kur do të kemi një aksion antiinformalitet dhe rritje ekonomike gati 4%, rritja e të ardhurave në kontributet e sigurimeve shoqërore do të jetë vetëm 89 milionë euro, kur teorikisht rritja e fondit do të duhet të ishte minimalisht 140 milionë euro, vetëm nga efekti i rritjes ekonomike dhe rritjes së pagave në disa sektorë publikë. Në rast të një aksioni të suksesshëm, kjo shifër do të ishte 160, 170 milionë euro.
Rritjen më të madhe pritet ta kenë të ardhurat nga TVSH-ja, të cilat parashikohet të arrijnë në rreth 236 miliardë lekë, ose 22,235 milionë lekë (10.4%) më shumë se pritshmëria e vitit 2024.
Ministria e Financave, në relacionin shoqërues të buxhetit, argumenton se burimet e rritjes së TVSH-së janë rritja ekonomike shtesë dhe indeksi i çmimeve dhe rritja e importeve.
Përmirësimi i administrimit të TVSH-së nga sistemi i fiskalizimit dhe konsolidimi i faturimit elektronik, duke përfshirë rritjen e të ardhurave nga sektorë si turizmi, akomodimi, ndërtimi dhe gjithë sektorët e tjerë ekonomikë shihen si burime për rritjen e TVSH-së.
Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin Korporativ” janë programuar me rritje 6 miliardë lekë, ose 0.1% më shumë krahasuar me pritshmërinë e vitit 2024.
Kjo rritje, sipas Ministrisë së Financave, do të gjenerohet nga miradministrimi dhe forcimi i kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.
Të ardhurat nga “Akciza” programohen 66,984 milionë lekë, + 2.6 miliardë lekë, ose 4.1% më shumë, se i pritshmi i vitit 2024.
Sipas Financave, faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritja e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., dhe rritja e nivelit të akcizave për shkak të zbatimit të kalendarit të rritjes së niveleve të akcizës për duhanet.
Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 70,040 milionë lekë, me rritje prej 6 miliardë lekësh, ose 8.7% më shumë se në 2024-n, të cilat do të gjenerohen nga rritja ekonomike, efektet e reformës së pagave në sektorin shtetëror që filloi më 1 korrik 2024, rritja e të cilave do të sjellë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagat për 7 muajt e parë të vitit 2025.
Kjo do të ndikohet nga rritja e numrit të punëmarrësve dhe pagës mesatare në sektorin privat, i cili për shkak të lëvizjeve është i detyruar të ndjekë ritmin e rritjes së pagave në sektorin shtetëror, argumenton Ministria e Financave.
Të ardhurat nga “Taksa Doganore” në vitin 2025 programohen 11 miliardë lekë, me rritje 1.75 miliardë lekë, ose 18.8% më shumë se i pritshmi për vitin 2024.
Në programimin e të ardhurave janë marrë në konsideratë efektet e rritjes ekonomike dhe indeksimi, si dhe efektet e rritjes së importeve të tatueshme nga vendet jashtë BE-së.
Të ardhurat gjithsej nga “Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore” janë programuar të jenë 168,989 milionë lekë, në rritje krahasuar me vitin 2024 prej 10.53 miliardë lekë, ose 6.6%.
Rritja e programuar e të ardhurave mbështet rritjen ekonomike të projektuar me efekt në punësim dhe kontribute; efekteve nga rritja e pagave dhe kontributeve si rezultat i zbatimit të reformës së pagave në administratë dhe forcimit të kontrollit të punës në të zezë, nivelit të pagës të deklaruar dhe deviacionit të saj nga paga reale që përfitohet.
Për ekspertin Pano Soko, parashikimet për të ardhurat nga sigurimet shoqërore nuk shkojnë në raport të drejtë me premtimet e Kryeministrit për të luftuar evazionin në këtë drejtim.
“Kryeministri është këto ditë në një aktivitet intensiv me pensionistët, pikërisht për çështjen e pensioneve, ku premton për një ndryshim të qenësishëm të situatës së pensioneve, ndërkohë që kur vjen puna te faktet, ato tregojnë që realiteti vitin tjetër nuk ka për të ndryshuar, të paktën jo për mirë.
Fondi 1.6 miliardë lekë që është parashikuar për politikat indeksimit të pensioneve nuk indekson dot as nivelin e inflacionit, jo më të flitet për rritje substanciale”.
Lehtësohet barra e borxhit
This year, for the third year in a row, the public debt decreased in value, while in relation to the GDP, it reached the lowest level in the last 16 years.
Data from the Ministry of Finance show that in 2024, the stock of public debt is expected to reach 56.3% of GDP, the lowest level in at least the last 16 years (2008).
In addition to the percentage of GDP, the debt stock in the 9th month of 2024 has also decreased in value for the third year in a row. At the end of September 2024, the stock reached 1.34 trillion ALL more or 13 billion ALL (130 million euros) less than at the end of 2023.
More detailed data show that the decrease in debt has been helped by the growth of revenues at a higher rate than budget expenditures.
This situation has helped to reduce new borrowing and in turn, the low interest rates before the war in Ukraine and their stabilization now, has helped to ease the cost of repayment of principal and interests.
Easing debt payments frees up more funds for other services to the population, such as infrastructure, better education and health services, and many social protections.
According to the Ministry of Finance, in 2024 gross public debt is expected to fall to around 56.3% of GDP and further to around 55.8% in 2025. According to the baseline scenario, gross public debt is expected to drop to around 55.0% in 2026 and further to about 48.5% in 2031.
The debt indicator had similar trends in other countries of the region. Continued economic expansion supported the increase in budget revenues and the fiscal balance improved in almost all Western Balkan economies in the first half of the year.
For the first quarter of 2024, the ratio of public debt to GDP decreased in most economies in the region compared to the end of 2023, partly due to strong nominal GDP growth.
The decrease in the debt burden was more pronounced in Serbia, where the indicator reached 51.4% of GDP, while Albania, despite the decrease, continues to be the second in the region after Montenegro, with the highest level of debt at 56.7% of GDP.
Of the countries in the region, Montenegro managed to reduce the public debt the most to 43% of GDP, from the level of 105% of GDP in 2020, to 61.7% of GDP in the first quarter of 2024.
The Albanian government currently has a surplus of over 700 million euros, so it is practically sitting on a large pile of cash, says Pano Soko.
According to him, the government has to do fiscal acrobatics at the end of the year to accommodate all this amount of money it possesses, and this is the third year we have encountered this phenomenon.
"Why do we take on debt when the fiscal progress of the last few years shows that the tendency to realize the budget at the end of the year leads us to ambiliquidity situations? So when we cannot spend the money we collect from taxes, why are we borrowing and paying interest", raises the question Mr. Soko./ Monitor