Flash News

KRYESORE

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP përcakton 4 kriteret për kandidatët

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP përcakton 4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur garën për Prokuror të Përgjithshëm, post që aktualisht e mban Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme.

Sipas KLP kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere morale, profesionale, organizative dhe integriteti. Po ashtu, kandidatët duhet të  kenë përvojë në jetën akademike dhe tituj shkencorë

Deri tani janë përfolur disa emra si kandidatura për këtë post, përfshirë edhe vetë Arta Markun.

Po ashtu, emra të tjerë që përfliten si garues për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë edhe Olsian Çela, ish drejtuesi i ‘Krimeve të Rënda’, i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë, Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, apo Enrik Ligori, Besnik Muçi, Ervin Kondili.

Të fundit