Flash News

Kosova

Dështon zgjedhja e Presidentit të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Dështon zgjedhja e Presidentit të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri, Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kriza politike u thellua pas përplasjeve mes shumicës parlamentare dhe opozitës. Më 27 prill, deputetët e shumicës tentuan disa herë të zgjidhnin kreun e ri të shtetit, por partitë opozitare bojkotuan seancat, duke e bërë të pamundur arritjen e kuorumit dhe votimin.

Lëvizja Vetëvendosje fillimisht tërhoqi kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut. Më pas, brenda së njëjtës ditë, propozoi dy emra të rinj: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Megjithatë, as këto kandidatura nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.

Opozita kundërshtoi procesin, duke e cilësuar atë si “puç kushtetues”, dhe refuzoi të marrë pjesë në seancat e 27 dhe 28 prillit. Përplasjet politike mes palëve vazhduan edhe gjatë ditës së martë, pa asnjë kompromis.

Në mungesë të një presidenti të zgjedhur dhe me procesin e bllokuar, vendi pritet t’i drejtohet zgjedhjeve të reja, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin institucional.

 

Të fundit