Flash News

Kosova

Sulmi në Banjskë, dy dënime të përjetshme për sulmin terrorist, njëri 30 vjet

Sulmi në Banjskë, dy dënime të përjetshme për

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Pas më shumë se dy vitesh e gjysmë nga ngjarja, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vite burg.

Nga sulmi i ndodhur në shtator të vitit 2023 humbi jetën rreshteri i policisë, 50-vjeçari nga Vushtrria, Afrim Bunjaku.

Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe efektivi Alban Rashiti, ndërsa u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Përveç tre të dënuarve, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ka ngritur aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, mes tyre edhe ndaj Milan Radoiçiq, i konsideruar si organizatori kryesor i sulmit, për të cilin Serbia nuk ka pranuar ta dorëzojë.

Më herët, Prokuroria kishte kërkuar që edhe të akuzuarit e tjerë të gjykoheshin në mungesë, por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata Themelore e Prishtinës si e pabazuar.

 

Të fundit