Flash News

Kosova

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Osmani: Rrugët që mbyllen

Vjosa Osmani, ish-presidentja e Kosovës, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës një ditë më parë dhe vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani shprehet se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli.

Ajo i ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen dhe ta lënë mënjanë urrejtjen.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaft më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Të fundit