Flash News

Kosova

Ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit, vijon në orën 14:00

Ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit, vijon në orën

Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar për shtyerjen e seancës për presidentin për në orën 14:00.

Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë prezentë në sallë.

Gjithashtu Haxhiu u shpreh se nuk ka marrë njoftim me shkrim nga asnjë prej tyre për arsyet e mungesës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e presidentes; Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Të fundit