Flash News

Rajoni

Shqiptarja zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës

Shqiptarja zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës

Shqiptarja Shesime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës. Në zgjedhjet e mbajtura dje, qytetarët e Kantonit të Bernës kanë zgjedhur Parlamentin kantonal me 160 anëtarë.

Siç shkruan Gazeta Express, njëra nga fytyrat e reja, të zgjedhura dje në këtë parlament është edhe e reja me rrënjë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, Shasime Osmani, nga Partia Socialdemokrate.

Dy partitë kryesore, Partia Popullore Zvicerane (SVP) dhe Partia Socialdemokrate (SP) kanë rritur numrin e parlamentarëve të tyre, ndërsa partitë e qendrës humbën terren.

Shasimja ka përfunduar kualifikimin për biznes dhe gjithashtu ka marrë një diplomë profesionale. “Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, kishte thënë Osmani në fushatën për zgjedhje.

Të fundit