Flash News

Kosova

Vdekja e Rexhep Qoses, Kosova shpall të premten ditë zie

Vdekja e Rexhep Qoses, Kosova shpall të premten ditë zie

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka vendosur vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, të shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë Presidentja Haxhiu.

Akademiku Qosja vdiq këtë të enjte në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.

Të fundit