Flash News

Kosova

Zyrtare/ Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen me 7 qershor

Zyrtare/ Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen me 7 qershor

Kosova shkon sërish në zgjedhje të parakohshme për Kuvendin më 7 qershor.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot datën zyrtare  dhe se vendimi u bë i ditur pas një takimi konsultativ me përfaqësues të partive politike.

Ajo tha se pjesë e takimit ishin 17 subjekte. 

Haxhiu tha se data është caktuar pas shqyrtimit të propozimeve të partive dhe në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese.

“Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, përfundova takimin me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike. Në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike; të pranishme ishin 15 prej tyre. Dëgjova propozimet për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor”, deklaroi ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë përgatitjet për procesin zgjedhor në ditët në vijim. 

Të fundit