Flash News

KRYESORE

“Ata idiotët shqiptarë…”, Rama kalon në heshtje deklaratën e Ferit Hoxhës. Shkupi shpreh rezerva

“Ata idiotët shqiptarë…”, Rama kalon në

Çfarë ndodhi?

Qeveria shqiptare e ka kaluar në heshtje skandalin politik që ka shpërthyer pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha për shqiptarët e RMV-së.

Rama foli nga podcasti për takimin me Kyriakos Mitsotakis, vizitën e tij në Abu Dhabi, Paketën e Maleve, por nuk tha asnjë fjalë deklaratën e Hoxhës.

Kryeministri nuk iu referua në asnjë moment, as për ta shfajësuar siç bën gjithmonë.

Konteksti

Gjatë një bashkëbisedimi në një grup të brendshëm të institucionit që ai drejton, Hoxha i etiketoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.

“Ata idiotët shqiptarë…”, Rama kalon në

Mesazhet u publikuan nga deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe u pasuan me një seri reagimesh në Shqipëri dhe RMV.

“Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut. Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogance”, shkroi Këlliçi në postim.

Fill pas kësaj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme doli me një deklaratë zyrtare, duke i hedhur poshtë akuzat dhe duke i cilësuar materialet e pavërteta dhe të fabrikuara.

Pas reagimeve, ministri Hoxha fshiu mesazhin e dërguar në grupin e WhatsApp, por pa pasur një ndjesë publike për deklaratën e bërë.

“Ata idiotët shqiptarë…”, Rama kalon në

Skandal që kalon në heshtje nga Rama

Kryeministri nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën e krijuar, që ka sjellë reagimin e të dyja palëve. Rama e ka kaluar në heshtje deklaratën fyese të Hoxhës, përpos reagimeve të shumta nga RMV-ja.

Duke njohur narrativën e Ramës, ky akt është i njohur sepse kur shpërthejnë skandalet, kryeministri ose del për t’i rrëzuar publikisht, ose i kalon pa shumë zhurmë.

Koalicioni shqiptar VLEN: Hoxha të kërkojë falje publike

VLEN, në një deklaratë, kërkon që ministri Hoxha të kërkojë falje publikisht për atë etiketim të vendosur ndaj shqiptarëve të RMV-së.

VLEN vë në dukje heshtjen e qeverisë shqiptare, teksa e cilëson një skandal të rëndë politik e diplomatik që nuk mund të kalohet si një incident i zakonshëm. Koalicioni shqiptar i RMV shprehet se gjuha e përdorur nga Hoxha është përçmuese, fuse dhe e papranueshme.

“Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Në vend që të dënohej një gjuhë e tillë, me të drejtë është krijuar përshtypja se Tirana zyrtare, përmes ambasadorit të saj, po vendoset në funksion të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e papranueshme”, thuhet në deklaratën publike të VLEN./ Politiko.al

Të fundit