Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Saktësimi i parë, që nuk ka vlerë materiale, por shpreh cilësinë e autorit, është se, në fakt, nuk bëhet fjalë për një letër, por një raportim (një lloj letre poshtë derës), dorëzuar Kryetarit të Nënkomitetit të Europës, Euroazisë dhe Kërcënimeve të Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher:
Raporti i z. Llalla është dorëzuar në një seancë dëgjimore që mbante ky n/Komitet për çështje që lidheshin me Ballkanin, si rasti i dhunës së ushtruar në parlamentin maqedonas apo Kosova, dhe ku ishin thirrur si raportues Hoyt Brian Yee, Joe DioGuradi, e të tjerë.
Raporti paraqitet si aneks në një dokument prej 101 faqesh.
Pra, më shumë se komunikim institucional, është një lobim. Fakti që postohet në faqen zyrtare të Kongresit është element transparence amerikane dhe jo rëndësie shqiptare.
Një tjetër element që ndesh, nëse e njeh gjuhën e Amerikës, qoftë në nivel fillestar, është anglishtja e keqe, profane dhe e pafalshme që një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar i lejon vetes në një përçapje të tillë, pavarësisht faktit a është institucionale ose jo.
18 faqet (e zeza) të ish-Kryeprokurorit të Shqipërisë janë të mbushura me gabime protokollare, gjuhësore, terminologjike dhe etike, që do e bënin të skuqej edhe më të ultin nëpunës të çdo republike normale. Le t'i kërkojmë dorën Konicës dhe të themi se anglishtja e Llallës i ngjan asaj të personazheve të 'Përralla nga Zululandi'. Një Zulullallë është e gjitha.
Më brilanti, në të errëtën e vet gabimore, është referimi që ish-shefi i akuzës i bën gruas së vet: "Lady" (në vend të 'spouse' ose 'wife'). Në shumë raste struktura është e shqipes dhe fjalët të anglishtes, por hej, çfarë bëri mirë Adriatiku që të shkruante me sqimë, mu këtej nga brigjet e Ilirisë. Letra, afërmendsh, flet shumë për të dhe për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila qëlloka e pazonja të prodhojë një anglishtfolës të mirë, apo qoftë edhe të ketë ftohtësinë e mendjes që ta kërkojë një të tillë jashtë mureve 'sekrete' të vetes:
Anglishtja, pavarësisht, sikletosjes, është më e pakta 'bezdi kombëtare' që duhet të shkaktojë raporti i Kryeprokurorit të Shqipërisë. Aty mund ta kapësh gafil z. Llalla duke dëshmuar dështimin e vet personal si shef akuze dhe atë të institucionit që dikur drejtonte. Raporti është më shumë një qurravitje ankimtare se sa një vlerësim i punës së Prokurorisë së Përgjithshme; më shumë një fletërrufe se një thirrje dinjitoze për ndihmë drejtuar Kongresit Amerikan, një institucion që prodhon diellin dhe rrufetë në qiellin gjeopolitik të botës; më shumë një spiunim se sa një J'accuse e llojit të (ndjesë për teprimin!) Emil Zolasë.
I gjithë ai tekst tregon për mjerimin e të gjithë superstrukturës shtetërore që kuturiset në mjegullën e paaftësisë, autoritarizmit, kleptokracisë, injorancës, dhe shkon e gjen njerëz si Llalla me shumë shokë, dhe i fut në zyrat e larta të Republikës. Flet edhe për mjerimin e fabrikës sociale që i prodhon, dhe më pas i pranon, dhe që jemi vetë ne shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ideje dhe shkollimi.
Absurdi kulmon me përpjekjet e Llallës për të thirrur në ndihmë të raportitmit të tij ato që mund të konsiderohen 'autoritete'. Kështu, ai sjell një fjali të një 'komentatori publik' (hajde merre vesh se çfarë është një 'komentator publik', por ndoshta e ka për një nga analistët e studiove), të cilin e përdor për të akuzuar Ambasadorin amerikan:
Pak më poshtë ai shkëput një pasazh më të gjatë nga një shkrim/opinion i gazetës 'Financial Times'. E cila, pavarësisht rankimit si 'prestigjioze' nuk mund të dijë, bëjë apo referojë më shumë për problemin e drogës në Shqipëri se sa vetë Kryeprokurori i Shqipërisë. Që është...kush e gjen?...Adriatik Llalla:
La këtu e la atje, për t'u bërë e gjitha bashkë një Adriatik dhalle, raporti në fjalë është përpjekja e Kryeprokurorit për të demontuar dhe diskredituar shefin e Misionit amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Politikanëve të opozitës u falet, sepse janë pjesë e një pushteti efemer, jo lëndor, i cili nuk trupëzohet në mekanizma firme, vule dhe vendimesh, por thjesht komunikimi publik. Por, jo Kreut të Prokurorisë së Republikës, i cili mund të vendosë në vështirësi secilin prej shefave politikë të vendit, mund të ngrejë akuza, të hapë hetime, të mbrojë Republikën dhe qytetarët e saj nga droga, kriminaliteti, mujsharia politike, e kështu me radhë.
A ka bërë gjë të tillë Adritik Llalla gjatë pesë viteve të gjatë në krye të Prokurorisë? Nëse jo, faleni, do të ketë qenë i zënë duke u marrë me diskreditimin dhe shkarkimin e Ambasadorit të një vendi të huaj në Tiranë.
Sprovë që nuk i ka ecur, ndoshta bash prej Anglishtes së keqe dhe trashësisë së argumenteve dhe thurjes së tyre në raportin famëkeq. Më keq ende, pikërisht mjerimi i atij raporti mund t'i ketë mjaftuar Rex Tillerson për ta shpallur non grata.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38