Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha ngjitet në majën e klasifikimeve me “New Religion”

Bebe Rexha ngjitet në majën e klasifikimeve me “New

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha dhe grupi britanik Faithless kanë zënë vendin e parë në WARM Global Dance Radio Chart me bashkëpunimin e tyre “New Religion”.

Kënga u ngjit në krye të klasifikimit të datës 23 maj, duke u rritur me një pozicion krahasuar me javën e mëparshme. Sipas World Airplay Radio Monitor, gjatë javës së monitorimit 8–14 maj, “New Religion” ka regjistruar mbi 900 transmetime në më shumë se 200 radio në mbarë botën.

Projekti, i publikuar në fillim të muajit mars, ka pasur gjithashtu sukses edhe në tregun amerikan, duke arritur vendin e parë në chart-in Dance/Mix Show Airplay (më 9 maj), si dhe pozicionet 29 në Pop Airplay dhe 33 në Rhythmic Airplay.

“New Religion” ndërthur elemente nga hiti i vitit 1995 i Faithless, “Insomnia”, një prej këngëve ikonike të skenës dance, e cila në vitin 1997 kishte arritur gjithashtu vendin e parë në Dance Club Songs chart dhe kishte hyrë në Billboard Hot 100.

Të fundit