Flash News

POLITIKOFF

Dasma e shekullit, detaje nga ceremonia 3 ditore luksoze e Dua Lipës dhe Callum Turner

Dasma e shekullit, detaje nga ceremonia 3 ditore luksoze e Dua Lipës dhe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori Callum Turner pritet të hedhin hapin e madh në marrëdhënien e tyre, me një dasmë që raportohet se po planifikohet në Itali.

Sipas mediave britanike, fillimisht çifti kishte menduar një ceremoni intime, por planet janë zgjeruar në një event luksoz që do të zgjasë tre ditë, me disa aktivitete dhe ambiente të rezervuara ekskluzivisht për të ftuarit.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se detajet e dasmës po mbahen të rezervuara për arsye sigurie, për shkak të interesit të madh të fansave dhe mediave.

Raportohet se si një nga opsionet kryesore për vendin e ceremonisë po shqyrtohet Palermo në Itali, një destinacion ku çifti ka kaluar edhe pushime më herët.

Në listën e të ftuarve përfliten emra të njohur të muzikës dhe modës botërore, përfshirë Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, Rosé, Jennie, Donatella Versace dhe Simon Porte Jacquemus.

Sa i përket datës, raportimet janë të ndryshme: disa media flasin për fillimin e shtatorit si periudhë të mundshme, ndërsa të tjera sugjerojnë se ceremonia mund të zhvillohet më vonë, në varësi të përgatitjeve.

Ndërkohë, spekulimet për fustanin e nuses e lidhin Duan me një krijim të personalizuar nga Atelier Versace, për shkak të marrëdhënies së saj të ngushtë me stilisten Donatella Versace.

 

Të fundit