Flash News

POLITIKOFF

John Legend tregon se pse Chrissy Teigen u largua nga Twitter dhe vendimi i saj për t`u rikthyer

John Legend tregon se pse Chrissy Teigen u largua nga Twitter dhe vendimi i saj

Modelja dhe "show girl-i" Chrissy Teigen është një nga vajzat më aktive në rrjetet sociale por dhe ndikuese për vajzat dhe gratë anë e mbanë botës e kryesisht në Amerikë.

Në fillim të 2021-shit, bashkëshortja e John Legend njoftoi largimin e saj nga Twitter, një rrjet social në të cilin ajo kishte miliona ndjekës,klikime dhe interaktivitet të jashtëzakonshëm.

John Legend tregon se pse Chrissy Teigen u largua nga Twitter dhe vendimi i saj

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, shkroi Chrissy kur njoftoi largimin.  

Mirëpo, vetëm pas një muaji ajo u rikthye sërish teksa tha se është e fiksuar me këtë rrjet social dhe se nuk rrinte dot pa ndarë mendimet e aktivitetet e përditshme me ndjekësit e saj. John Legend ka folur rreth kësaj çështje së fundmi për bashkëshorten e tij dhe foli sinqerisht mbi atë që ai dhe gruaja e tij përballen çdo ditë duke qenë se janë figura publike.

John Legend tregon se pse Chrissy Teigen u largua nga Twitter dhe vendimi i saj

“Shumë nga karriera e Chrissy është ndërtuar nga ndërveprimi i saj me njerëzit dhe njohja e audiencës së saj. Por ajo e kuptoi se i kishte marrë shumë malli fansat e saj dhe u rikthye”, shtoi John duke qeshur.

Të fundit