Flash News

POLITIKOFF

Këta janë emrat më të bukur për bebet e 2026-ës

Këta janë emrat më të bukur për bebet e 2026-ës

Emrat e frymëzuar nga bota e fantazisë dhe personazhet magjikë po kthehen në një nga tendencat më të veçanta për vitin 2026. Ndikimi i librave fantastikë, serialeve dhe filmave me elementë magjie po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në zgjedhjet që prindërit bëjnë për emrat e fëmijëve të tyre.

Emra me tingull misterioz, kuptime të thella dhe frymëzim nga natyra apo universi po fitojnë popullaritet, duke kombinuar modernen me klasiken.

Në këtë listë do të gjeni disa nga emrat më të bukur që pritet të jenë shumë të përdorur në vitin 2026.

Elroi

Emër me origjinë franceze që lidhet me kuptimin "mbret", dhe "Zoti është mbreti im".

Saeris

Nuk ka origjinë historike, por tingëllon mistik dhe unik, i ngjashëm me emrat modernë si Sarah.

Violet

Violet është një emër latin që do të thotë "vjollcë". 

Liam

Liam është një emër irlandez që do të thotë "mbrojtës i fortë" dhe "i vendosur".

Imogen

Imogen është një emër klasik që do të thotë "vajzë" ose "bijë".

Risand

Emër me origjinë uellsiane dhe do të thotë "entuziazëm" ose "pasion".

Amren

Amren është një emër modern i krijuar për libra fantastikë, me tingull misterioz dhe të fuqishëm.

Kai

Kai është emër që nënkupton "det" ose "oqean".

Helena

Helena vjen nga greqishtja dhe do të thotë "dritë", "e ndritshme".

Olivia

Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur dhe klasik.

Isla

Emër modern, i frymëzuar nga natyra.

Aurora

Do të thotë "agim", emër magjik dhe qiellor, shumë i veçantë.

Luna

I frymëzuar nga hëna, simbolizon ndjeshmëri dhe bukuri.

Hazel

Hazel është një emër me origjinë angleze. Lidhet me natyrën dhe tokën.

Aria

Aria domethënë "ajër" ose "melodi".

Ezra 

Ezra domethënë 'ndihmëse' ose 'mbrojtëse'.

Evelin 

Emër me origjinë angleze, që do të thotë "fëmijë i dëshiruar".

Liora

Hebraisht që do të thotë 'drita ime'.

Niam

Niamh ka kuptimin ' e ndritshme, 'rrezatuese'. 

Nor

Arabisht 'dritë', 'shkëlqim'.

 

Të fundit