Flash News

POLITIKOFF

'Look-u' ikonik i dasmës, kush e frymëzoi Dua Lipën?

'Look-u' ikonik i dasmës, kush e frymëzoi Dua Lipën?

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar marrëdhënien e tyre në martesë, në një ceremoni civile të zhvilluar në Londër.

Ceremonia, sipas mediave ndërkombëtare, është mbajtur në një formë të thjeshtë dhe intime, me pjesëmarrje të kufizuar të të afërmve dhe larg vëmendjes së madhe të paparacëve. Megjithatë, lajmi i martesës ka marrë jehonë të gjerë në rrjet dhe në mediat e showbiz-it.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe paraqitja e artistes, e cila ka zgjedhur të mos vishej me fustan klasik nusërie. Ajo është shfaqur me një krijim të shtëpisë së modës Schiaparelli, të dizajnuar nga Daniel Roseberry, duke sjellë një stil modern dhe të guximshëm.

Outfiti i saj përbëhej nga një kostum në ngjyrë fildishi, me xhaketë të prerë në bel dhe fund asimetrik, i plotësuar me doreza të bardha dhe aksesorë luksozë, përfshirë këpucë të Christian Louboutin dhe bizhuteri të Bulgari, si dhe një kapelë me strehë të gjerë që i dha një prekje elegante dhe retro.

Sipas komentuesve të modës, zgjedhja e Dua Lipës duket e frymëzuar nga ikonat e stilit klasik, duke sjellë në kujtesë edhe pamjen e Bianca Jagger në dasmën e saj në vitin 1971, e cila mbetet një nga momentet më të referuara në historinë e modës së nusërisë.

'Look-u' ikonik i dasmës, kush e frymëzoi Dua Lipën?

Të fundit