Flash News

POLITIKOFF

Moderatorja shqiptare vlerësohet në Itali me çmimin prestigjioz “Premio Mediterraneo Europeo”

Moderatorja shqiptare vlerësohet në Itali me çmimin prestigjioz

Moderatorja sportive shqiptare Eva Murati është nderuar në Itali me çmimin “Premio Mediterraneo Europeo”, një vlerësim ndërkombëtar që jepet për figura me ndikim në fushën e kulturës, medias dhe sportit.

Ceremonia e zhvilluar në një atmosferë festive ka mbledhur përfaqësues të institucioneve italiane dhe personalitete të njohura, ku Murati është vlerësuar për kontributin e saj të gjatë në ekranin sportiv dhe prezantimin e kompeticioneve europiane.

Gjatë viteve të fundit, ajo është kthyer në një nga figurat më të njohura të televizionit sportiv shqiptar, ndërsa ky çmim konsiderohet një tjetër

Postimi: 

“Marrja e Çmimit Mesdhetar Europian ishte për mua një nder shumë i madh! Faleminderit organizatorëve, institucioneve të pranishme dhe të gjithë atyre që e bënë këtë ditë kaq të veçantë.

Me emocion mora edhe medaljen e Unionit Italian të Shtypit Sportiv, një vlerësim që do ta ruaj me shumë mirënjohje.

Kam nisur të punoj në televizion në moshën 18-vjeçare dhe gjatë dhjetë viteve të fundit kam pasur privilegjin të tregoj futbollin europian dhe të prezantoj UEFA Champions League. Për këtë arsye, marrja sot e këtyre vlerësimeve ka për mua një domethënie edhe më të thellë.

Faleminderit të gjithë atyre që kanë besuar tek unë dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Faleminderit Presidencës së Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe Ministrisë së Kulturës për këtë vlerësim prestigjioz.”

Të fundit