Flash News

POLITIKOFF

Njihuni me gratë më të pasura të industrisë së bukurisë

Njihuni me gratë më të pasura të industrisë së

Industria e bukurisë vijon të mbetet një nga sektorët më fitimprurës në botë, ku emra të njohur femrash kanë ndërtuar perandori miliardëshe përmes markave të kozmetikës dhe kujdesit personal.

Në krye të listës renditet Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtarja e gjigantit të kozmetikës L’Oréal, kompani e themeluar nga gjyshi i saj Eugène Schueller. Ajo konsiderohet si gruaja më e pasur në industrinë e bukurisë dhe një nga femrat më të pasura në botë.

Një tjetër emër i fuqishëm është familja Lauder, pas kompanisë Estée Lauder Companies, një prej markave më të mëdha globale të kozmetikës. Jane Lauder dhe Aerin Lauder vazhdojnë të mbajnë peshë të rëndësishme në drejtimin dhe suksesin e kompanisë që gjeneron miliarda dollarë çdo vit.

Në listën e sipërmarrëseve “self-made” spikat edhe Rihanna, e cila përmes markës Fenty Beauty ka revolucionarizuar industrinë e makeup-it. Bashkëpunimi i saj me gjigantin LVMH e ka kthyer brandin në një nga më të suksesshmit në treg.

Po ashtu, Kim Kardashian ka ndërtuar një biznes të fuqishëm me SKKN by Kim dhe Skims, duke zgjeruar ndikimin e saj nga televizioni në industrinë e bukurisë dhe modës.

Ndërsa Huda Kattan, e njohur fillimisht si influencuese e makeup-it, arriti të krijojë Huda Beauty, një nga markat më të shitura dhe më të ndjekura në botë.

Të fundit