Flash News

POLITIKOFF

Operacionet plastike të Elon Musk

Operacionet plastike të Elon Musk

Së fundmi, miliarderi i teknologjisë Elon Musk është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një kirurgu plastik, i cili pretendon se duke parë fytyrën e njeriut më të pasur në planet, ai mund të shohë se ai ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike duke eleminuar njollat në fytyrën, trupin e tij dhe mbjelljen e flokëve të rënë.

Ndërkaq, rikujtojmë se CEO i Twitter-it tha se do të tërhiqet nga roli i tij në kompani. Njoftimi i Musk vjen pasi ai kreu një sondazh në fillim të javës duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse ai duhet të tërhiqej nga drejtimi i Twitter-it. Sondazhi, i cili zgjati 12 orë, mblodhi 17,502,391 vota, me 57.5% që votuan “po” që Musk duhet të largohej ndërsa 42.5% votuan “jo”.

Ndërkaq, Musk ka shprehur së fundmi se postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa pëlqehen. Deklarata e tij vjen pasi Twitter ka filluar të lançojë veçorinë ku mund të shihni se sa shikime marrin postimet tuaja në rrjetin social, gjithashtu edhe të përdoruesve të tjerë.

Të fundit