Flash News

POLITIKOFF

Pas kaq shumë vitesh vetëm, në Aldo Morning Show' do jenë dhe dy vajza dhe Aldo nuk do "të fshihet" më

Pas kaq shumë vitesh vetëm, në Aldo Morning Show' do

Për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve transmetim, Aldon Lipe nuk do të jetë më i fshehur pas mikrofonit të tij në sezonin e ri të "Aldo Morning Show". Programi vjen me strukturë krejtësisht të ndryshuar, duke nisur nga fakti që moderatori dhe regjisori Lipe do dalë me fytyrë dhe nuk do "të fshihet" më pas mikrofonit, e deri tek emrat e rinj që do ta shoqërojnë gjatë emisionit.

Sipas Tv Klan, Aldon Lipe do të jetë i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi.Pas kaq shumë vitesh vetëm, në Aldo Morning Show' do

Telefonatat e famshme të studios thuhet se do të shndërrohen në mesazhe në WhatsApp, të cilat mund të jenë edhe në formën e video-call. Përveç temës së ditës, gjatë programit audienca do të njihet gjithashtu me parashikimin e motit, përditësimin mbi lajmet e fundit si dhe një tjetër rubrikë që do të quhet “Zëri i Qytetarëve”. Ndryshe nga gjithë vitet e transmetimit, këtë sezon, programit do t'i shtohen edhe të ftuarit special.

Të fundit