Flash News

POLITIKOFF

Projekti surprizë që po “çmend” Zvicrën, Granit Xhaka aktor filmi përkrah Terence Hill

Projekti surprizë që po “çmend” Zvicrën,

Granit Xhaka është bërë pjesë e një projekti të pazakontë filmik në Zvicër, ku shfaqet si kauboj përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill.

Rrjeti i njohur i supermarketeve zvicerane Denner ka realizuar një film të shkurtër promocional me titull “The Socceritos”, në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Projekti ndërthur atmosferën klasike të filmave western me pasionin për futbollin. Përveç Xhakës dhe Terence Hill, në film marrin pjesë edhe sulmuesi Zeki Amdouni dhe futbollistja kroate Ana Maria Marković.

Sipas skenarit, tre personazhet udhëtojnë nëpër qytete të Perëndimit të Egër për t’u mësuar banorëve vendas lojën e futbollit. Aventurat e tyre komplikohen kur përballen me një kriminel lokal, i cili dëshiron ta ndalojë sportin me çdo kusht.

Konflikti kulmon me një bast të madh që vendos fatin e futbollit në atë zonë.

Xhirimet janë realizuar në Spanjë, në të njëjtat skena historike ku Terence Hill ka xhiruar dikur filmat e tij legjendarë. Regjia i është besuar regjisorit zviceran Reto Salimbeni.

Filmi ka pasur premierën ekskluzive në kinemanë “Corso” të Zürichut dhe tashmë po shpërndahet në platformat digjitale të Dennerit.

Për Xhakën, ky projekt përfaqëson një tjetër sukses të madh në imazh dhe marketing, duke e kthyer mesfushorin shqiptar në një figurë edhe më të njohur ndërkombëtarisht.

Të fundit