Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█ Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama ka zhvilluar dje takime me deputetët sipas qarqeve. Në takimin prej 6 orës, gjatë ndarjes së detyrave, Rama ka paralajmëruar deputetët se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe s’ka as lista të hapura, edhe pse kësaj të dytës “nuk i dihet deri në fund”.

E lidhur: Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se as në takimin të dytë me Ramën, palët nuk mundën të arrinin dot në një marrëveshje. Ajo shprehet e vendosur se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tyre, pavarësisht presioneve të jashtme. *Për Ramën marrëveshja e Këshillit politik nuk zhbëhet, edhe pse shprehet i gatshëm të diskutojë hapje listash në një tryezë tre paleshe ku të përfshihet edhe opozita jashtëparlamentare. *Ndërkaq, Murrizi u zotua se nuk do të votohet asnjë arnim të Kodit Zgjedhor dhe se do ta ulin Ramën me këmbë në tokë.

█Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është emëruar zëvendëskryetari i kësaj gjykate. Sokol Sadushi është zgjedhur emëruar zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

█Merr fund arratia e ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Ish-kryebashkiaku i PS, i shpallur në kërkim prej 11 nëntorit 2019 u arrestua në një spital privat në Tiranë, pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore prej diabetit.

Mjekët kanë sinjalizuar autoritetet policore, të cilët më pas kanë kryer edhe arrestimin e tij.

█Dy kandidatët e parë të klasifikuar nga Këshilli i Ministrave, Jonaid Myzyri dhe Taulant Godroli në garën për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, nuk plotësojnë kriteret parashikuara me ligj. I pari, Jonaid Myzyri është denoncuar më herët nga PD si menaxher i deputetit të PS, Sadri Abazi.

█Vijojnë debatet lidhur me një hulumtim të botuar nga Auron Tare ku me anë dokumentesh dhe referencash të ndryshme pretendon se dy intelektualët e shquar të mërgatës shqiptare, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, njëri në Itali e tjetri në Gjermani, kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja te inteligjencës.

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i cilëson të dhënat e marra nga Autoriteti i Dosjeve të shfrytëzuara në mënyrë selektive nga Tare dhe e cilëson studimin si sulm të maskuar e goditje të mirëmenduar ndaj figurave të pastra antikomuniste si Camaj, Pipa, Koliqi.

E lidhur: Reagon edhe kreu i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve, Nebil Çika: Tare po përpiqet të përbaltë me dokumente të sajuar nga Sigurimi i Shtetit dy figura të shquara, i ati më kërcënoi.

█ Departamenti Antikorrupsion i Partise Demokratike ka publikuar disa dokumente në të cilat denoncon vendimin e qeverisë për ndërtimin e landfillit të Vlorës. Sipas demokratëve përfitues nga “ndërtimi i këtij landfilli nuk mund të ishte tjetërkush pos Klodian Zotos”.

Valbona Maloku, një prej shqiptarëve që u arratis bashkë me qindra të tjerë në ambasadën gjermane në 2 korrik 1990, rrëfen se si në 7 korrikun e para 30 vjetëve lindi mes kushte të pazakonta vajzën e saj të parë, në ambientet e ambasadës dhe me asistimin e një veterineri.

█Tragjedia e Kombainatit/ Flet shoqja e Blerta Josifit: 10 ditë para mbrëmjes së maturës humbi të atin, ç’kujtoj nga takimi ynë i fundit.

█"Unë, Ennio Morricone kam vdekur", publikohet letra e lamtumirës së muzikantit të madh italian një ditë pasi ndërroi jetë. Letra u bë publike nga avokati i tij.

Të fundit