Flash News

KRYESORE

Detajet si u arrestua Agim Kajmaku, kërkoi trajtim në spitalin privat në Tiranë, mjekët sinjalizuan policinë

Detajet si u arrestua Agim Kajmaku, kërkoi trajtim në spitalin privat

Ish-kryebashkiaku i PS në Vorës, Agim Kajmaku u arrestua pas disa muajsh i shpallur në kërkim policor për tri vepra penale.

Mësohet se ish-zyrtari i bashkisë, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 u arrestua mbrëmë në një spital privat në Tiranë.

Kajmaku kishte patur probleme shëndetësore për shkak të diabetit, por kanë qenë mjekët ata që pasi kanë mësuar identitetin e Kajmakut kanë sinjalizuar autoritetet policore, të cilët më pas kanë kryer edhe arrestimin e tij.

Aktualisht, ish-kryebashkiaku socialist ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranë ku po jep dëshminë.

Kajmaku ishte shpallur në kërkim prej 11 nëntorit të vitit 2019, pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Ai akuzohet për “Falsifikimi i formularëve”, Shpërdorim detyre”, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Kujtojmë po ashtu se, Kajmaku u shpall në kërkim nga policia pasi KQZ e shkarkoi nga detyra dhe i hoqi mandatin, megjithatë ai vijoi detyrën e kryebashkiakut duke firmosur shkarkimin e 2 nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn e duke emëruar Gent Picarin për këtë post.

Fillimisht, ishte Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër, Jorgo Toto.

Të fundit