Flash News

Rajoni

Brukseli po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Vuçiç

Brukseli po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb,

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Eurodeputetët paralajmërojnë masa që do të godasin ekonominë dhe interesat politike të Beogradit, duke e dërguar mesazhin se durimi i BE-së ka marrë fund.

Eurodeputeti Tonino Picula tha se politika e tolerimit ka dështuar dhe është koha për veprime konkrete, raportojnë mediat.

“Shikimi përmes gishtave nuk ka sjellë ndryshim. Tani BE-ja po konsideron masa që mund të ndikojnë direkt në interesat e Serbisë”, theksoi ai.

Në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, Serbia u kritikua për mungesë progresi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, standardet demokratike dhe bashkëpunimin me BE-në, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

 

 

Të fundit