Flash News

Rajoni

Vuçiç telefonon Putin, i ankohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Vuçiç telefonon Putin, i ankohet për aleancën ushtarake

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka zhvilluar së fundmi një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vuçiç tha se diskutimi me Putin u përqendrua kryesisht te aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëria-Kroaci, si dhe te furnizimi me gaz, duke njoftuar se Serbia ka siguruar një zgjatje tremujore të kontratës së gazit me kushte shumë të favorshme.

“Zgjatja është në të njëjtat kushte: gjashtë milionë metra kub gaz në ditë, me fleksibilitet të madh në rast të motit të ftohtë ose përmbytjeve”, tha Vuçiç, duke falënderuar Putinin për bashkëpunimin.

Përveç gazit, Vuçiç tha se ka diskutuar me Putinin edhe për çështje ndërkombëtare, përfshirë Ukrainën, Lindjen e Mesme, Iranin, si dhe për Kosovën dhe Republikën Serbe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

 

Të fundit