Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, cilat janë arsyet

Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, cilat janë arsyet

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe për ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela, tashmë i vetëdorëzuar.

Shkak është bërë mos njoftimi në kohë i ish ministrit pas vendimit të djeshëm për hapjen e proceseve gjyqësore me protokolle të reja prej pandemisë.

Seancat e deritanishme janë shtyrë për shkak të situatës covid-19.

Seanca e radhës është shtyrë për në 11 qershor, ndërsa pritet që këtë herë të jetë i pranishëm edhe vetë Tahiri, i cili do të insistojë për pafajësinë.

Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor nga Krimeve të Rënda vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke u dënuar me 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Çela akuzohet po ashtu për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, u dënua  në arrati në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Të fundit