Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
‘250 ftesa për në Gjyktatën Speciale’/ Kryetari i veteranëve të luftës tregon se kush e ka radhën
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale pritet t’iu shtohet edhe ajo për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një intervistë për KosovaPress, Gucati i cilësoi si të papranueshme këto ftesa dhe thekson se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
“Gjykata Speciale sipas të gjithave gjasave nuk do të ndalet me këto ftesa. Sa do të shkojë numri nuk e di, por me siguri do të shkojë në një numër bukur të madh…Realisht, tashmë nuk besohet prej Gjykatës Speciale më asgjë, kjo ka filluar prej fundi dhe ka ardhur deri te koka. Me siguri që do ftohet, ne nuk e dimë për presidentin. Por, pasi është këtu edhe ish-kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli dhe gjenerali Rexhep Selimi njëri prej themeluesve të UÇK-së me siguri edhe ai mund të ftohet, por edhe dikush tjetër”, tha Gucati.
Kryetari i veteranëve të luftës tha se ka informacione jozyrtare për faktin se rreth 250 do jepen nga Gjykata Speciale, disa në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve.
“Sipas informacioneve jo zyrtare që i kemi deri tash flitet për 250 ftesa. Numri i madh është edhe në cilësinë e dëshmitarëve të ftuar, kemi edhe në numër të dyshuar, sot ftesa e re që ka ardhur është në cilësinë e dëshmitarit. Është një numër bukur i madh edhe në cilësinë e dëshmitarëve që i kanë ftuar”, tha Gucati.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Specialja ftoi kreun e PDK Kadri Veselin, i cili ju përgjigj pozitivisht ftesës për në datën 3 dhjetor.