Flash News

KRYESORE

A duhet të hamë përpara gjumit? Çfarë mendojnë ekspertët e ushqimit

A duhet të hamë përpara gjumit? Çfarë mendojnë

Nëse kemi kaluar një ditë të gjatë dhe të lodhshme dhe kthehemi vonë në shtëpi, ajo që na shkon në mendje është ushqim i bollshëm. Kjo për të rikuperuar energjitë e humbura. Megjithatë shumë dietologë rekomandojnë që të mos konsumohet ushqimi para gjumit, për shkak se nuk kryhet aktivitet fizik dhe ngadalësohet procesi i tretjes.

Megjithatë jo të gjithë mendojë njëlloj. Ekspertë të tjerë të ushqimit thonë se është më e rëndësishme se çfarë do të hani, sesa kur.

Nëse do të konsumoni një darkë të madhe para gjumit, nuk është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi mund të shtoni më shumë peshë dhe kjo gjë mund të ndikojë në problemet kardiovaskulare.

Ajo çfarë këshillojnë ekspertët është të konsumoni një ushqim të shëndetshëm, fruta, ose arra, pasi në këtë mënyrë do të flini rehat dhe nuk do të zgjoheni shumë të uritur./revista class

Të fundit