Flash News

KRYESORE

“Ah moj Ola, unë po iki...”, gazetarja tregon telefonatën e fundit me Moikom Zeqon

“Ah moj Ola, unë po iki...”, gazetarja tregon telefonatën

Gazetarja e njohur, Ola Bruko e televizionit ‘news 24’ ka rrëfyer telefonatën e fundit me studiuesin, akademikun dhe shkrimtarin e njohur Moikom Zeqo, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Gazetarja shkruan se pak ditë më parë e telefonoi Zeqon për një intervistë në studio për të komentuar situatën politike në vend, por e refuzoi për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Disa ditë më parë e telefonova profesorin dhe e ftova në studio për një bisedë…, analiza e tij për ngjarjet në vend kishte gjithmonë vlere!

-“Ah moj Ola, unë po iki..,nuk jam fare mirë, nuk mundem të vij” me tha ai..! Më trishtoi pa masë ajo përgjigje, dhe sot me trishtoi shumë ndarja nga kjo jetë e profesorit të nderuar Moikom Zeqo! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve te tij”, shkruan gazetarja.

Të fundit