Flash News

KRYESORE

Alarmohen nga era e keqe, 60 vjeçari gjendet i dekompozuar në banesë

Alarmohen nga era e keqe, 60 vjeçari gjendet i dekompozuar në

Një 60 vjeçar është gjendur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.

60 vjeçari me emrin Bajram Brataj është gjetur i vdekur në banesën e tij nga banorët e lagjes dhe dyshohet që shkaqet e vdekjes të jenë natyrale.

Pasi kanë ndjerë një aromë të rëndë të vinte nga banesa e viktimës, banorët kanë lajmëruar policinë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë.

Mendohet se 60 vjeçari të ketë vdekur para disa ditësh, pasi është gjetur tërësisht i dekompozuar.

Të fundit