Flash News

KRYESORE

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë është ekspert në sigurinë e informacionit

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë është ekspert

Rusia ka vendosur që të emërojë si ambasador të shtetit në Tiranë Mihail Yurevich Afanasjevin. Ai ka dorëzuar më 16 nëntor letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.

“Në Tiranë ka mbërritur ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Mihail Afanasiev. Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar, ka një vajzë”, ishte njoftimi i ambasadës.

Por përpara se të mbërrinte në Tiranë, Mihail Yurevich Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse.

Një prej detyrave kryesore të punës është siguria e informacionit.

Gjithashtu Afanasjev ka punuar për realizimin e reformave për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse. Ai flet anglisht dhe frëngjisht.

Të fundit