Flash News

KRYESORE

Avioni rrëshqet nga pista dhe përfundon buzë detit, pasagjerët në panik

Pasagjerët e aviont të kompanisë turke Pegasus Airline, kanë përjetuar momente frike mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti rrëshqiti nga pista duke përfunduar në një shpat të pjerrët buzë Detit të Zi. Boingu 737-800 i nisur nga Ankaraja me 168 persona në bord, u ul në qytetin e Trabzon në Detin e Zi.

Autoritetet rajonale deklaruan se nuk pati të lënduar dhe se të gjithë ata që gjendeshin në bord u evakuuan dhe ndodhen të sigurtë.

Pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e drejtuar me koke poshtë, vetëm pak metra larg detit. Aeroporti i Trabzon u mbyll për disa orë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të incidentit.

Të fundit